“Kemi organizuar grupet e reja të punës, ku në çdo grup do ketë një inxhinier që është inspektorë, specialistë i emergjencave civile dhe inxhinier ndërtimi”, deklaroi kryetarja e bashkisë Durrës, Valbona Sako gjatë takimit të zhvilluar në Prefekturën e Durrësit ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Sako tha se, “këto grupe do të verifikojnë nëse është një dëmtim real si dhe do të vlerësojnë nga ana financiare vlerën e dëmit”.
“Gjithashtu do të krijomë dhe hartën dixhitale ku do të hidhet dhe identifikohet çdo ndërtesë e dëmtuar. Pra për të specifikuar se cilat janë ndërtesat më emergjente për ndërhyrje dhe grupet të shkojnë fillimisht në këto banesa”, u shpreh Sako.
“Ne kemi ndërtuar së bashku me prefektin 12 grupe pune dhe në secilin nga grupet duke nisur që tani do kemi prezentë jo vetëm deputetët por edhe kryebashkiakët dhe ministrat”, përfundoi kryetarja e bashkisë Durrës Valbona Sako.


