Komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn ka reaguar për situatën e tërmeteve në Shqpëri. Hahn shprehet i trishtuar dhe i shqetësuar për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në vend. teksa deklaron se BE ofron ndihmë për Shqipërinë.
“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism’, shkruan Hahn.