• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETET/ Luljeta Bozo: Ndodhemi në një zonë që gjithë kohën do të lëkundemi
Home
Sociale

TËRMETET/ Luljeta Bozo: Ndodhemi në një zonë që gjithë kohën do të lëkundemi

12 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Ajo është një nga emrat më të vlerësuar akademikë në fushën e inxhinierisë, në Shqipëri. Luljeta Bozo, 78-vjeçarja që nuk njeh moshë vazhdon të japë mësim, duke përgatitur breza të tërë inxhinierësh.

Profesoresha Bozo ka botuar 35 libra profesionalë, në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës.

E ftuar në programin “Historia ime”, Bozo ka treguar edhe më shumë detaje rreth jetës së saj personale, por edhe asaj profesionale.

Ajo është ndalur edhe tek lëkundjet e herë pas hershme të tërmeteve, duke u shprehur se ndodhemi në një zonë ku gjithë kohën do lëkundemi, prandaj njerëzit duhet të mësohen me këtë gjë.

Sipas saj, lëkundjet nuk do të jenë aq të fuqishme sa tërmeti i 26 nëntorit.

Luljeta Bozo: E para njëherë mbi të gjitha, njeriu duhet ta ketë shumë të qartë, kjo ka shumë rëndësi dhe të jetë i ndërgjegjshëm për këtë, që ne jetojmë në një vend që është i mrekullueshëm, që nuk ka ku të shkojë në çdo pikëpamje, bukuri natyrore, klimë fantastike, ushqim shumë të mirë, njerëz shumë të mençur dhe shumë mikëpritës. Mos shikojmë anën e keqe, shikojmë anën e mirë. 

Por kemi dhe këtë, në qoftë se mund ta quajmë, nuk mund të quhet fatkeqësi se është një zonë e tërë, që ndodhemi në një zonë që gjithë kohën do lëkundemi. 

Kështu që njerëzit duhet të mësohen me këtë, që do jemi gjithmonë në një territor ku do ketë vazhdimisht lëkundje, të cilat nuk do jenë kaq të fuqishme si ai i 26 Nëntorit, gjithmonë. Duhet të kuptojnë pse ndodh ky fenomen, kjo ka shumë rëndësi. 

Dhe kjo merret që në shkollë tek fëmijët, në shkollën 9-vjeçare dhe pastaj në shkollën e mesme, po merret edhe në emisone të ndryshme, që bëjnë rrjetet e ndryshme televizive që kemi ne, pa përdorur një terminologji shumë të komplikuar, shkencore, por të thjeshtë. 

Çfarë lloj fenomeni është ky dhe pse ndodh? Edhe njerëzit do të jenë shumë të qetë, do ta marrin me shumë qetësi. Një gjë duhet të kenë shumë kujdes, se kur bie, e kemi thënë jo një herë, por një mijë herë, derisa nuk ka dalë asnjë shkencëtar, ose asnjë institucion që ta parashikojë të saktë kur bie. 

Por një gjë e kemi në dorë, që neve të dimë se kush është masa e parë po na zuri në shtëpi, apo në punë kudo që të jetë, çfarë duhet të bëjë njeriu, e para. 

Dhe e dyta, atje ku do të vendosë gjithë investimet e vetë jetës së vetë, që është shtëpia, të mos futet në shtëpi që nuk janë të sigurta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BETEJËN TANI E KEMI NË PARLAMENT"/ Rudina Hajdari: Duam ndryshim të sistemit zgjedhor!
Previous article KAMERAT E NXJERRIN ZBULUAR/ / Me biçikletë dhe i maskuar. Si e vendosi i riu eksplozivin tek lokali pranë “Petro Ninit”

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT