• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETET E FUNDIT NË SHQIPËRI/ Reagojnë sizmologët dhe dalin me thirrjen ndaj qytetarëve
Home
Aktualitet
Kronikë

TËRMETET E FUNDIT NË SHQIPËRI/ Reagojnë sizmologët dhe dalin me thirrjen ndaj qytetarëve

13 April, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Elbasani është lëkundur mbrëmjen e të mërkurës nga një tërmet. Sipas Departamentit të Sizmologjisë ne Institutin e Gjeoshkencave, epiqendra ishte 6 km thellë në tokë.

“Tërmeti ishte me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter, që do të thotë se ishte 4-5 ballë në intensitetin në epiqendër. Është një tërmet që thjesht ndihet disi nga banorët, por që nuk shkakton asnjë lloj efekti sipërfaqësor në objekte ose ndërtesa. Qoftë edhe në ndërtesa të vjetra, termëti 3.5 shkalla Rihter nuk shkakton dëme, pasi janë tërmete normale. Këto quhen tërmete të vegjël, që bien herë pas here në zonën e Elbasanit, sepse zona e Elbasanit bën pjesë në një zonë aktive të vendit tonë që është Vlorë-Lushje-Elbasan-Dibër, një zonë tërthore që aktivizohet herë pas here.

Ndjeshmëria e njerëzve është e madhe veçanërisht pas tërmetit shkatërrimtar të Durrësit më 26 nëntor 2019, që shkaktoi dëme shumë të mëdha në metropolin Tiranë-Durrës, dhe la pasoja tek popullsia, nga më i madhi tek më i vogli. Ajo ditë nuk harrohet për shkak të efekteve të saj dhe ndjesia ka mbetur tek njerëzit, ndaj kjo është arsyeja që shqetësohen edhe për këto tërmete të cilat nuk përbëjnë asnjë problem.

Por sidoqoftë sqarimi i njerëzve dhe i publikut është i domosdoshëm që ata të mos kenë asnjë lloj paniku. Janë thjesht fenomene natyrore, tërmete të vegjël, që çlirohen herë pas here në truallin e vendit tonë, sidomos në zonat aktive që përmenda më sipër. Energjia e akumuluar është më mirë të çlirohet vazhdimisht, sesa të grumbullohet e të shpërthejë më pas duke lënë pasoja”, tha Rrapo Ormëni, Sizmolog.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUND TË JENI JU! Astrologu jep lajmin e madh për këtë shenjë: Më në fund, gjithçka do shkojnë në vendin e vet
Previous article ÇFARË NDODHI? Gafa e Joe Biden në Irlandë, që tërboi britanikët

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT