• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMET/ Presidenti dekreton Ahmetaj si ministër i Rindërtimit, “pa asnjë sekondë vonesë”
Home
Politikë

TËRMET/ Presidenti dekreton Ahmetaj si ministër i Rindërtimit, “pa asnjë sekondë vonesë”

13 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Krijohet Ministria e Rindërtimit. Kryeministri Edi Rama i ka propozuar presidentit Ilir Meta emërimin e Arben Ahmetajt si ministër shteti për Rindërtimin. Bashkangjitur propozimit që i është dërguar kreut të shtetit, Rama shkruan se programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm në tryezën e Këshillit të Ministrave, për koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidencës. Zëdhënësi Tedi Blushi ka njoftuar se presidentit Ilir Meta ka dekretuar menjëherë Ahmetaj në pozicionin e propozuar nga kreu i qeverisë.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan Blushi.

Unifikimi i qëndrimit të dy institucioneve, vjen pas disa muajsh përplasje dhe akuza të ndërsjella, pikërisht në kuadër të tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit. Ministria e Rindërtimit tashmë do të koordinojë punën e të gjithë mekanizmave të angazhuara për rimëkëmbjen e ndërtesave që u shembën pas tërmetit. Veç fondeve të shtetit, donacioneve të OJF-ve, një mbështetje e madhe ka ardhur edhe nga faktori ndërkombëtar.

Komisioni Europian ka vendosur të organizojë në Tiranë konfrencën e donatorëve, në fund të Janarit të vitit të ardhshëm, periudhë e cila përkon edhe me përpilimin e faturës së dëmeve e cila do të jetë gati në datë 16 Janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Egbo me katër sulmues ndaj Partizanit, ja formacioni i mundshëm
Previous article SOLIDARITETI/ Mjeku italian: Shqiptarët kanë forcën për të vijuar përpara pas tërmetit (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në… Aktualitet

TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në…

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT