Lëkundje tërmeti janë ndjerë në rajonin e Korçës, në mesnatë. Tërmeti me magnitudë 3.5 e shkallës rihter, raportohet se ka epiqendër fshatin Stropan te bashkisë Devoll. Lëkundjet, janë ndjerë edhe në qytetin e Korçës dhe kanë zgjatur për disa sekonda.


