• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRHQEJE TRUPASH/ Ministri i Jashtëm Maas: Marrëdhëniet mes Gjermanisë e SHBA-së, jo të lehta! Ja gjëja e fundit që na duhet
Home
Nderkombetare

TËRHQEJE TRUPASH/ Ministri i Jashtëm Maas: Marrëdhëniet mes Gjermanisë e SHBA-së, jo të lehta! Ja gjëja e fundit që na duhet

7 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, thotë fjalë të qarta për reagimin e Donald Trumpit ndaj trazirave të fundit në SHBA. Ai shprehet i rezervuar kundrejt planeve për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

„Nëse do të vijë puna tek tërheqja e trupave amerikane, atëherë ne e kemi regjistruar këtë”, thotë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas për gazetën gjermane „Bild am Sonntag”. „Ne e vlerësojmë prej dekadash bashkëpunimin e konsoliduar me trupat amerikane. Ai është në interes të të dyja vendeve.” Por aktualisht marrëdhëniet aktuale mes Gjermanisë dhe SHBA-së nuk janë të lehta. Kjo kuptohet nga deklarata e Heiko Maas. „Ne jemi partnerë të ngushtë në një aleancë transatlantike. Por: është e komplikuar.”

Gazeta “Wall Street Journal” kishte raportuar më parë bazuar në raportime të qarqeve qeveritare, se presidenti Donald Trump kërkon të tërheqë 9.500 nga 34.500 ushtarë amerikanë në Gjermani. Në të ardhmen do të vlejë një kufi maksimal prej 25.000 ushtarësh. Edhe revista e njohur gjermane „Der Spiegel” ka raportuar në bazë të burimeve të saj, se do të ketë një reduktim masiv të trupave amerikane në Gjermani. Shtëpia e Bardhë as nuk i hedh poshtë, por as nuk i konfirmon raportimet.

“Gjëja e fundit që na duhet”

Me kritika ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u shpreh ndaj reagimit të Donald Trump për trazirat pas vdekjes së afroamerikanit, George Flyod në një ndërhyrje policore në Mineapolis. “Unë e konsideroj si rrugën e gabuar, që në një situatë të tensionuar të kërcënosh me dhunë”, deklaroi Maas. “Demokratët duhet të pajtojnë dhe jo të përçajnë.”

Sjelljen e Trumpit kundrejt gazetarëve, të cilët ai i përcaktoi si armiq të popullit, Maas e cilësoi si shumë të rrezikshme. Këtë e njohim nga populistët në të gjithë botën. Ata polarizojnë kundër grupeve të caktuara dhe përpiqen kështu të mobilizojnë përkrahësit e vet. Por një shoqëri ka nevojë për një gradë të caktuar të unitetit. Populistët përkundrazi e përçajnë shoqërinë për qëllimet e tyre. „E kjo jo vetëm e bën më të vështirë bashkëjetesën në një shoqëri, por edhe në nivelin ndërkombëtare nxit konfliktet. Kjo është gjëja e fundit që na duhet.”

Megjithatë ka shumë vetë në SHBA që janë shprehur me mençuri së fundmi, tha Maas. Këtu bën pjesë sfiduesi i Donald Trump, Joe Biden nga demokrattë, por edhe ish-presidenti republikan, George W. Bush. “Kjo më jep shpresë, se nga të dyja kampet politike ka zëra të përgjegjshëm. Shpresoj shumë, që të arsyeshmit të dalin në krye.”/Dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIPOTETIKE/ Basha, në kërkim të një avantazhi moral ndaj Ramës, vendos: të gjykohem për Rrugën e Kombit e 21 Janarin
Previous article REFORMA ZGJEDHORE/ Vota e emigrantëve, ja si është zgjidhur në ligjin e ri zgjedhor

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT