• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ Vota e emigrantëve, ja si është zgjidhur në ligjin e ri zgjedhor
Home
Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ Vota e emigrantëve, ja si është zgjidhur në ligjin e ri zgjedhor

7 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Para dy ditëve, faktorët kryesorë politikë në vend, pas diskutimesh e debatesh të shumta saqë u desh edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve arritën marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.Analistët politikë e komentuan konsensusin më shumë si garanci e pjesëmarrjes së opozitës jashtë parlamentare në zgjedhjet e vitit 2021 sesa një Reformë të plotë. Opinioni publik nga ana tjetër ka ngritur si shqetësim kryesor mos-përfshirjen e tryezës së diskutimeve të drejtës së votës për emigrantët.Mirëpo nëse i hedhim një sy me vëmendje pikave të marrëveshjes vëmë re se e vërteta e pretenduar prej opinionit publik, analistëve dhe një pjese të deputetëve të opozitës në Parlament, është krejt ndryshe.

Vota e emigrantëve, si premtim dhe kërkesë e kahershme e Partisë Socialiste, është diskutuar dhe sanksionuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Mjafton ti hedhim një sy neneve 24 dhe 25 për të kuptuar qartë se kjo çështje është përfshirë në agjendën e punës së Reformës Zgjedhore.Në fotot e mëposhtëme janë pasqyruar neni 24 dhe 25 në të cilat shkruhet qartësisht se i Këshilli Politik i ka ngarkuar si detyrë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri.

Neni 25 përcakton se KQZ-ja ka për të detyrë që të garantojë integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës. Po ashtu në po këtë nen (shih foton më poshtë) përcaktohen edhe mënyra e votimit, afatet, dhe oraret.

Lidhur me këtë çështje deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh bashkëkryetar i Tryezës së Reformës Zgjedhore u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ti ofruar KQZ-së të gjithë bazën e të dhënave, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme financiare për ta kryer me sukses këtë detyrim ligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRHQEJE TRUPASH/ Ministri i Jashtëm Maas: Marrëdhëniet mes Gjermanisë e SHBA-së, jo të lehta! Ja gjëja e fundit që na duhet
Previous article ILIR BEQAJ/ Pandemia e COVID-19 si oportunitet për transformim digjita

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT