Kryeministri Edi Rama ka folur në Syri TV sa i përket padisë për gazetarin gjerman të Bild.
Pjesë nga intervista:
Pse ishit kaq njerëzor zoti Rama, kur jeni kaq i pafajshëm?
“Nuk kam shumë për të thënë lidhur me këtë sepse e kam shkruar në atë që ju zemërgjerësisht lexuat që, takimi me shefat editorialistë të gazetës ishte me të vërtetë një takim mbresëlënës nga pikëpamja e komunikimit, nga pikëpamja e diskutimit që bëmë për shumëçka dhe duke qenë se u ndërtua një marrëdhënie njerëzore dhe mu duk e pamotivueshme brenda vetes që të vazhdoja gjyqin. Me këtë rast kurseva edhe disa të holla nga arka e Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.
Por audiopërgjimet vazhdojnë në faqen e Bild. Aq kaq gjë nuk e bënin për ju këta kolegë njerëzorë të Bild?
“Nuk ka qenë takim lidhur me këtë çështje. Nuk e kemi diskutuar fare këtë çështje. Ka qenë një takim me shefat editorialistë të gazetës me të cilët, e përsëris, kemi patur një diskutim për shumëçka Faktikisht, sot që flasim, kemi marrëdhënie miqësore që të tjerat pastaj janë spekulime”, u përgjigj kryeministri.