• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I BEQAJT/ Zbardhet skema e abuzimit me fondet e BE, ç’deklaronte ish-ministri kur pyetej për Kurtulajn: Bashkëshortja ime…
Home
Politikë

ARRESTIMI I BEQAJT/ Zbardhet skema e abuzimit me fondet e BE, ç’deklaronte ish-ministri kur pyetej për Kurtulajn: Bashkëshortja ime…

4 July, 2024 s.autor Politikë

Me urdhër të SPAK, është vënë në pranga ditën e sotme ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa po ashtu urdhër arrest është lëshuar edhe për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Ermal Kurtulaj.

Beqaj është vënë në pranga nën akuzën për abuzim me fondet e BE për SASPAC.

Por çfarë deklaronte disa muaj më parë Beqaj kur pyetej për ketë hetim dhe lidhjet me Kurtuajn?

“Ermal Kurtulaj e njoh prej më shumë se 15 vjetësh, e kam njohje shumë të hershme. Që nga maji i 2022 ka punuar jo në Saspak, por në një projekt që ndiqej dhe nga Saspak-u”, u shpreh Beqaj.

Beqja foli për Top Channel në janar edhe për subjektin “Gzona” përmendur në këtë fashikull, që lidhej me hetimet për fondet.

“Lokali Gzona siç e dini të gjithë, është një pyetje që më duket pa vend që mund të ma bësh. Nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare, ekonomike me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar që në shkurt të 2020, pra para katër vitesh dhe e gjithë puna që ka bërë në lokalin Gzona, ka marrë mbrapsht 1.5 milion lekë të vjetra”, u shpreh Beqaj në atë kohë.

Me pranga në duar! Momenti kur Ilir Beqaj futet në Policinë e Tiranës (VIDEO)
Por si funksiononte skema e këtyre fondeve për të cilat akuzohet ish-ministri dhe disa persona të tjerë?

Dosja hetimore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj nxori në dritë fakte të reja se si funksionin jo vetëm lëshimi i faturave fiktive për të përfituar lekë, por edhe skemat e korrupsionit për kompanitë që merrnin fonde nga Agjencia Strategjike për Menaxhimin e Fondeve (SASPAC).

Të përfshirë në këtë zinxhir ishte restoranti GZONA, që “de facto” thotë SPAK pronar ishte Ermal Kurtulaj me përfitues fundor Ilir Beqaj.

EUSAIR, që ishte programi ku koordinator ishte Ermal Kurtulaj ka pranuar një faturë nga shoqëria tregtare “Landëays international” për 149 800 euro. Administrator i kësaj kompanie rezulton Gazmend Haxhia. Më tej, duke ndjekur transaksionet e kësaj kompanie, SPAK-ut i ka rezultuar se kjo kompani ka bërë pagesa ndaj restorantit G’Zona nëpërmjet katër faturave në vlerën e 44 mijë eurove.

Kjo është cilësuar si skemë korrupsioni nga SPAK. Në rastin tjetër, SPAK ka vënë në lupën e saj, një transaksion të dyshimtë nga shoqata FIAA(Foreign Investors Association of Albania), me seli në Tiranë, e cila ka paguar një shumë ndaj restorantit GZONA që dyshohet si pagesë korrupsioni.

Fillimisht i janë dhënë shoqatës FIAA 22 mijë euro fonde shtetërore, ndërsa më pas transaksionet e tjera kanë zbuluar se FIAA ka bërë një pagesë prej 350 000 lekësh ndaj restorantit GZONA. Të dyja këto konsiderohen skema korrupsioni nga SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Braçe reagon për Beqajn: Këtu është prishur ekuilibri! Pse s’ka drejtësi për “Gërdecin” dhe “21 Janarin”?
Previous article ME PRANGA NË DUAR/ Momenti kur Ilir Beqaj futet në Policinë e Tiranës (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT