• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRHEQJA NGA KIEVI DHE PËRQËNDRIMI NË LINDJE/ Inteligjenca amerikane zbulon planin e Putinit: Do të shpallë fitoren në Ukrainë më 9 maj…
Home
Nderkombetare

TËRHEQJA NGA KIEVI DHE PËRQËNDRIMI NË LINDJE/ Inteligjenca amerikane zbulon planin e Putinit: Do të shpallë fitoren në Ukrainë më 9 maj…

4 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Vladimir Putin po shpreson që të fitojë Ukrainën lindore brenda muajit të ardhshëm me qëllim që të mund të festojë Ditën e Fitores të Rusisë në Moskë. Sipas “Daily Mail” zyrtarët amerikanë thanë se Putin dëshiron që fitorja ndaj Ukrainës të përkojë me një ceremoninë që mbahet në Sheshin e Kuq më 9 Maj, e cila është në përkujtim me dorëzimin e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas tyre kjo mund të shpjegojë pse forcat e despotit rus janë tërhequr nga rajoni i Kievit për t’u përqëndruar në lindje të Ukrainës pas disa javësh luftime. Ka të ngjarë që Putini mendon se një fitore në fushën e betejës në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës është më realiste, sepse shumica e popullsisë ekzistuese ukrainase atje është pro-ruse.

Zyrtarët gjithashtu mendojnë se zhvendosja e trupave ruse mund të jetë në pritje të motit më të ngrohtë që do ta bëjë më të vështirë lëvizjen e tankeve dhe automjeteve të blinduara nëpër fshatrat e Ukrainës.

Ata besojnë se nëse Rusia fokusohet në lindje të Ukrainës, forcat e Putinit mund të qëndrojnë atje për disa muaj. Zyrtarët ukrainas gjithashtu mendojnë se parada e Ditës së Fitores do të jetë qendrore për planin B të Putinit për pushtimin, pasi strategjia fillestare e tiranit rus dështoi. Ukrainasit e guximshëm kanë udhëhequr një rezistencë të fortë kundër pushtuesve rusë, të cilët shpresonin të merrnin kryeqytetin e Kievit dhe pjesën tjetër të vendit.

Arseniy Yatsenyuk, një ish-kryeministër ukrainas, i tha CNN: Qëllimi përfundimtar i Putinit është, ishte dhe do të jetë të marrë kontrollin e Ukrainës, por ai dështoi. Ai dështoi për shkak të vendosmërisë shumë të fortë të ushtrisë ukrainase dhe unitetit shumë të fortë të Ukrainës dhe bota perëndimore, sanksionet që janë vendosur nga Shtetet e Bashkuara, G7 dhe Bashkimi Evropian. Pra tani, me sa shoh unë, Putini kaloi në planin B. Mendimi im është se plani B ka një afat. Afati i fundit është 9 maji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI I KAFKËS DHE ESHTRAVE NË FUSHË-KRUJË/ Dyshohet se i përkasin një të riu, i vdekur në 10 vitet e fundit
Previous article MASAKRA NË BUCHA/ Rusia: E kurdisi SHBA dhe NATO. Mobilizim i fshehtë i Moskës, vendos 60 mijë...

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT