• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TËRHEQJA E VALËS SË INFLAMACIONIT/ BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira
Home
Ekonomi

TËRHEQJA E VALËS SË INFLAMACIONIT/ BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

10 March, 2025 s.autor Ekonomi

Tërheqja e valës së inflacionit është një lajm i mirë në përgjithësi dhe për kredi-marrësit në lekë veçanti. Pas zbutjes së normave të interesit fund-nëntorin e shkuar, me frenimin e inflacionit mund të piqen shpejt kushtet për të ulur më tej normën bazë.

“Kam përshtypjen se me një inflacion kaq të ulët, edhe më poshtë se objektivi i Bankës së Shqipërisë, nuk është e largët vendimmarrja e këshillit Mbikëqyrës për të ulur sërish normën bazë të interesit”, tha për A2 CNN eksperti për ekonominë Klodian Muço.

E në një kohë që kreditë në lekë do të bëheshin më të lira, të fituar nga zbutja e inflacionit dalin edhe punonjësit e administratës. Nga viti i ardhshëm rrogat e tyre do të indeksohen në varësi të ecurisë së inflacionit.
“Në qoftë se duam të ruajmë standardin e jetesës atëherë do duhet të kemi indeksim edhe të pagave. Me këtë normë ato rriten pak, por gjithsesi amortizohet efekti i inflacionit”, shtoi Muço.

Efekt të kundërt jep frenimi i krizës së çmimeve te të moshuarit. Pensionet e tyre në tetor do të rriten më pak si pasojë e inflacionin në rënie.

“Me këtë normë ata marrin më pak para. Megjithatë këtu ka një problem. Ata nuk duhet të marrin indeksim në bazë të inflacionit te ushqimet dhe pijet por në bazë të ecurisë së këtij treguesi te shporta e konsumit”, nënvizoi Muço.

Banka e Shqipërisë parashikon se ky vit do të krijojë për ekonominë e vendit në një mjedis pozitiv rritjeje, me inflacion të ulët, sektor bankar të shëndetshëm dhe me zhvillim të konsiderueshëm të sistemeve të pagesave

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANI/ Partia e Gjelbër, kundërshton publikisht reformën e frenimit të borxhit të Merz
Previous article BERISHA BËRI THIRRJE PËR MBYLLJEN E TIKTOK/ Rama: Pasi mblodhi karavidhet te Shqipëria madhështore, po kërkon fëmijët t'i përfshijë në kënetë

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT