• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TËRHEQ GJITHMONË E MË SHUMË TURISTË”/ Jerusalem Post: Shqipëria ofron gjithçka që kërkoni
Home
Sociale

“TËRHEQ GJITHMONË E MË SHUMË TURISTË”/ Jerusalem Post: Shqipëria ofron gjithçka që kërkoni

1 May, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Mediat e huaja vijojnë të kenë në qendër të sugjerimeve të tyre Shqipërinë si një nga destinacionet më të bukura për tu vizituar për 2026. E radhës është e përditshmja izraelite “Jerusalem Post” ku në artikullin e fundit shkruan se e shtrirë mes Ballkanit dhe Greqisë, Shqipëria ofron gjithçka që mund të ëndërroni: kulturë dhe histori të pasur, qytete bregdetare magjike me rërë të bardhë, udhëtime në zonat malore dhe shumë atraksione të tjera.

“Jerusalem Post” nënvizon në shkrim se vitet e fundit Shqipëria ka tërhequr gjithnjë e më shumë turistë, falë çmimeve të përballueshme dhe bregdetit të bukur dhe qyteteve historike dhe kjo është e dukshme për shkak të mbipopullimit në destinacionet evropiane si Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u ofron udhëtarëve një kulturë unike dhe histori të pasur, një qytet që po transformohet me shpejtësi nga komunizmi i mbyllur në një qendër ballkanike plot gjallëri.

E përditshmja izraelite “Jerusalem Post” sugjeron edhe rivierën shqiptare me një vije bregdetare të mrekullueshme, ku keni mundësi të shumta të pushoni në plazhet me rërë të bardhë apo ato me guralecë ose të shkoni në një udhëtim me varkë për të zbuluar limane të fshehura.

Rekomandohet të vizitoni Kalanë e Porto Palermos të shekullit të 19-të ose sitin arkeologjik të Parkut Kombëtar të Butrintit, i njohur nga UNESCO.

“Jerusalem Post” në përmbyllje të artikullit për Shqipërinë rekomandon edhe Alpet Shqiptare. Për ata që duan qetësinë dhe natyrën sugjerohet të vizitojnë Luginën e Valbonës dhe Luginën e Thethit me peizazhet e egra dhe mahnitëse.

Gjithashtu mund të vizitoni edhe “Syrin Blu të Thethit”, një atraksion unik përfundon “Jerusalem Post”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA I VETËM NË GARË/ Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj
Previous article ERION VELIAJ LETËR AMBASADORËVE PERËNDIMORË NË TIRANË/ Kërkon monitorim ndërkombëtar të seancës gjyqësore të 8 Majit

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT