Pa kaluar 24 ore nga ngjarja e ndodhur në Rrëshen, ku pas një konflikti u qëllua me armë automjeti me të cilin lëvizte Saimir Reçi, policia ka arrestuar njërin prej autorëve të ngjarjen.
Në pranga është vënë Martin Bardhaj, ndërsa në kërkim vijon të jetë djali i tij Enkrik Bardhaj.
Parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, u bë shkak për konfliktin mes dy të rinjve që u shoqërua dhe me të shtëna me arme zjarri, një natë më parë në Rrëshen. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se Saimir Reçi dhe Enrik Bardhaj kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në mes të qytetit. Më pas, Enrik Bardhaj ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij,
Martin Bardhaj kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi, i cili rezulton të jetë nipi i Kastriot Reçit pronarit të televizionit lokal në Lezhë të vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.


