• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN TË KALOJNË 125 MIJË EURO TË PADEKLARUARA/ Arrestohet 2 drejtuesit e autobusit të linjës Bari-Durrës, si u zbuluan nga policia
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTUAN TË KALOJNË 125 MIJË EURO TË PADEKLARUARA/ Arrestohet 2 drejtuesit e autobusit të linjës Bari-Durrës, si u zbuluan nga policia

21 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka dështuar plani i dy drejtuesve të autobusit të linjës Bari-Durrës, të cilët tentuan që të kalojnë rreth 125 mijë euro të padeklaruara.

Policia bën me dije se shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe me autoritetet doganore, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi i linjës Durrës-Bari-Durrës, që drejtohej nga shtetasit D. M., 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O., 31 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve, u gjetën të ngjitura me natriban 67 460 euro.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën 9 500 euro, ndërsa shtetasit J. O. iu gjetën 48 090 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 125 050 euro.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit D. M. dhe J. O., për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS BJER KAQ NË SY"/ Olta ndihet e tradhtuar nga Deamishel? Aktorja: Je shumë e afërt me Luizin...
Previous article DETAJET/ Zbulohet ID-ja greke e falsifikuar në emër të Arben Spahiut. Kunati i Alibej: Është inskenim...

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT