• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENTUAN TA RRËMBJENË/ Blinken për gazetaren iraniane: Nuk do të tolerojmë
Home
Nderkombetare

TENTUAN TA RRËMBJENË/ Blinken për gazetaren iraniane: Nuk do të tolerojmë

20 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se gazetarja amerikano-iraniane që u bë objektiv i një plani iranian për ta rrëmbyer, ka “demonstruar kurajo të jashtëzakonshme”.

Sekretari Blinken shkruajti në Twitter të hënën se pati “një bisedë të mirë” me zonjën Masih Alinejad, drejtuese e një emisioni të shërbimit në gjuhën perse të Zërit të Amerikës, si dhe një kritike e hapur e qeverisë iraniane.

“Konfirmova se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithnjë punën e domosdoshme të gazetarëve të pavarur në mbarë botën”, shkruajti Sekretari Blinken. “Nuk do të tolerojmë përpjekjet për t’i trembur apo për të heshtur zërat e tyre”.

Zonja Alinejad tha se bisedoi me Sekretarin Blinken për 15 minuta, dhe se kryediplomati amerikan e konsideroi “në veçanti revoltuese” idenë që Irani kërkonte ta rrëmbente atë nga territori amerikan.

“Sekretari Blinken tha se Administrata e Presidentit Biden e merr shumë, shumë seriozisht rrezikun që paraqet Republika Islamike dhe se ishte në dijeni për mënyrat se si regjimi në Teheran sulmon disidentët në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë”, shkruajti në Twitter zonja Alinejad. “Ai më siguroi se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë përgjegjës regjimin (iranian) për këtë komplot”.

Javën e kaluar Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se një gjykatë federale në Nju Jork bëri publike akuzat ndaj pesë shtetasve iranianë për përfshirje në komplotin për të rrëmbyer “një gazetare nga Bruklini, një autore dhe aktiviste të të drejtave të njeriut, për shkak se mobilizoi opinionin publik në Iran dhe në mbarë botën për ligjet dhe praktikat e regjimit (iranian)”. Deklarata për shtyp e Departamentit të Drejtësisë nuk dha emrin e personit ndaj të cilit ishte organizuar komploti.

Zonja Alinejad, e cila jeton në distriktin Bruklin të qytetit të Nju Jorkut, më vonë konfirmoi nëpërmjet mediave sociale se ajo ishte personi në qendër të sulmit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Saeed Khatibzadeh hodhi poshtë akuzat amerikane, duke u shprehur në komente të publikuara nga media shtetërore iraniane se është “një akuzë e pabazë dhe qesharake që nuk meriton një përgjigje”.

Zonja Alinejad punoi si gazetare në Iran në vitet 2000, kur shkruajti artikuj që ekspozonin keqmenaxhimin e qeverisë dhe korrupsionin, derisa autoritetet i hoqën kredencialet e shtypit dhe e kërcënuan me arrestim. Ajo u largua nga vendi në vitin 2009, fillimisht drejt Britanisë, dhe më vonë u vendos në Nju Jork në vitin 2014./Voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E VERËS/ Tjetër përforcim para sfidës me Partizanin, Bazeli firmos me mbrojtësin e Nisës...
Previous article REALIZOI DOPIETË NË FITOREN NDAJ PRISHTINËS/ "Heroi|" Xhon: Kisha shumë presion pa shënuar, por…

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT