Detaje të reja janë publikuar nga tentativa e grabitjes së ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës. Mësohet se autor, është një 25-vjeçar nga Berati, i cili është vënë në prangat e policisë disa minuta pas ngjarjes.
Ai është Olcion Muço, aktualisht ushtar profesionist në detyrë.
Pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në afërsi të Poliklinikës së qytetit Lushnjë, ai tentoi të vjedhë një bankë të nivelit të dytë. Sipas policisë, 25-vjeçari hyri në bankë i maskuar dhe me armë, por pasi i mbyllën dyert e bankës, ai ka qëlluar disa herë me armë zjarri.


