• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONOHET SITUATA/ Putin dërgon raketat S-400 në Krime. Poroshenko: Rrezikojmë luftë
Home
Nderkombetare

TENSIONOHET SITUATA/ Putin dërgon raketat S-400 në Krime. Poroshenko: Rrezikojmë luftë

29 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Rusia njoftoi dje se do të rrisë mbrojtjen përgjatë Detit të Zi, duke dërguar një tjetër sistem të avancuar antiajror S-400 në gadishullin e Krimesë, mes tensioneve nga sekuestrimi i tri anijeve ushtarake ukrainase dhe ekuipazheve të tyre.

Agjencia ruse RIA tha se sistemet e mbrojtjes mund të ishin gati deri në fund të vitit. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka paralajmëruar se ekzistenca e vendit të tij si një shtet i pavarur është vënë në balancë.

“Nuk mendoj se dikush mendon se kjo është për qejf apo lojë. Ukraina është në kërcënim të një lufte të gjerë me Rusinë”, tha ai. Presidenti ukrainas ka shpallur ligjin e gatishmërisë ushtarake, duke shkaktuar rritim të mëtejshëm nga Rusia, që e ka quajtur të rrezikshme këtë masë. Presidenti ukrainas, gjatë ditës së mërkurë, ka vizituar personalisht një nga qendrat stërvitore të Ushtrisë së Ukrainës.

FJALIMI I PUTIN

Në një fjalim televiziv të mërkurën, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se incidenti u provokua tërësisht nga anijet ukrainase, të cilat refuzuan të komunikojnë me rojet kufitare ruse. Sipas tij, “Anijet ukrainase shkelën ujërat territoriale jashtë Rusisë jugore, një kufi i njohur ndërkombëtarisht”. Kjo bie ndesh me versionin ukrainas, ku thuhet se anijet po afroheshin nga një tjetër drejtim dhe ishin në ujërat ndërkombëtare. Putin ka fajësuar vendet perëndimore për përshkallëzimin e tensioneve me Ukrainën, duke thënë se qëndrimet antiruse në të gjithë globin i kanë lënë Kievit hapësirë të mendojë se mund t’ia hedhë çdo veprimi. Përplasja në ngushticën e Kerchit, një kalim i ngushtë midis Detit të Zi dhe Detit Azov, në brigjet e Krimesë së aneksuar, shënoi përshkallëzimin më të rrezikshëm ushtarak me një përballje të anijeve ushtarake ruse dhe ato ukrainase.

Presidenti rus bëri një krahasim ekstrem duke u shprehur se “Ukraina mund të kërkojë edhe foshnja për mëngjes”, por Perëndimi sërish nuk do ta njohë Kievin të përgjegjshëm për veprimet e tij, për sa kohë që mbetet armiqësor ndaj Moskës. “Nëse ata kërkojnë foshnje për mëngjes, ndoshta do t’u shërbejnë foshnje”, tha Putin në një forum biznesi në Moskë të mërkurën, sipas RT.

Petro-Poroshenko-621x414-470x313

“Ata [vendet perëndimore] do të thoshin: ‘Pse jo, ata janë të uritur, çfarë duhet bërë për këtë?’. Kjo është një politikë dritëshkurtër që nuk mund të ketë të ardhme. Kjo e bën udhëheqjen ukrainase të vetëkënaqur, nuk u jep atyre nxitje për të bërë punë normale politike në vendin e tyre ose për të ndjekur një politikë normale ekonomike”, tha Putin. Më herët, ai akuzoi Ukrainën se ka luajtur një lojë të pistë dhe fajësoi për krizën homologun e tij në Kiev, Petro Poroshenko, dhe dëshirën e tij për të siguruar rizgjedhjen. “Rojat kufitare po përmbushnin detyrën e tyre ushtarake kur ata sulmuan, qëlluan dhe kapën tri anije të Ukrainës dhe ekuipazhet e tyre në Krime të dielën”, tha Putin.

TAKIMI ME TRUMP

Qeveritë perëndimore kanë akuzuar Rusinë se ka vepruar ilegalisht në lidhje me sulmin dhe sekuestrimin e anijeve ukrainase. Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se po shqyrton anulimin e bisedimeve të planifikuara me Putin në samitin e G20 të kësaj jave në Buenos Aires. Kjo, pasi Poroshenko nënshkroi një akt të ligjit ushtarak dhe paralajmëroi se vendi i tij kërcënohej realisht nga një luftë e shkallës së gjerë me Rusinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI NJË SHQIPTAR I VËRTETË/ I dashuri i Dua Lipës flet shqip në mënyrë PERFEKTE
Previous article "SFIDA E VËSHTIRË"/ Ancelotti: Le të mendojmë për transfertën kundër Atalantës

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT