Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se nëse Rusia pushton Ukrainën, atëherë ajo do të përjashtohet nga tregjet financiare ndërkombëtare dhe do ti mohoet qasja në mallrat e mëdha të eksportit.
Ndër të tjera, Von der Leyen hodhi poshtë kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, për sanksione të menjëhershme, duke thënë se Rusia do sanksionohet vetëm pas një pushtimi.
“Rusia në parim do të shkëputet nga tregjet financiare ndërkombëtare,” tha Von der Leyen për televizionin publik ARD të dielën vonë në mbrëmje. “Sanksionet do të vendosen ndaj të gjitha mallrave që prodhojmë, të cilat Rusisë i duhen urgjentisht për të modernizuar dhe diversifikuar ekonominë e saj, ku ne jemi globalisht dominues dhe nuk kanë asnjë zëvendësim,” tha ajo.
Udhëheqësit perëndimorë deri më tani kanë refuzuar të merren me detajet e sanksioneve për të cilat kanë rënë dakord nëse Rusia pushton Ukrainën, por vetëm kanë përjashtuar një përgjigje ushtarake duke premtuar vetëm sanksione ekonomike.
“Lëvizja drejt sanksioneve është aq e madhe dhe konsekuente, saqë ne e dimë se duhet t’i japim gjithmonë Rusisë një shans për t’u kthyer në diplomaci dhe në tryezën e negociatave,” tha ajo. “Kjo dritare është ende e hapur.”
Rusia, e cila ka vendosur rreth 150,000 ushtarë rreth kufijve veriorë dhe lindorë të Ukrainës, po kërkon një garanci që Ukraina të mos lejohet kurrë të bashkohet me aleancën e NATO-s, diçka që Presidenti Vladimir Putin thotë se është thelbësore për sigurinë afatgjatë të Rusisë.
Por Von der Leyen, e cili kryeson ekzekutivin 27-anëtarësh të Bashkimit Evropian, tha se mbështetja e Rusisë në eksportet e karburanteve fosile ishte dobësia e saj dhe pikërisht aty do të goditet.
“Karburantet fosile përbëjnë dy të tretat e eksporteve të saj dhe gjysma e buxhetit të Rusisë vjen prej tyre”, tha ajo. Rusia kishte nevojë të modernizohej dhe “pikërisht kjo nuk do të ishte më e mundur” nëse ngrihen sanksione të mëtejshme.


