• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET RUSI-UKRAINË/ Kanadaja e shqetësuar, dërgon përforcime ushtarake në Evropën Lindore
Home
Nderkombetare

TENSIONET RUSI-UKRAINË/ Kanadaja e shqetësuar, dërgon përforcime ushtarake në Evropën Lindore

4 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kanada, “shumë e shqetësuar për kërcënimet ruse”, planifikon të dërgojë përforcime ushtarake në Poloni dhe shtetet baltike për shkak të situatës së sigurisë rajonale, njoftoi Ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand, gjatë një vizite në Letoni.

“Ne duhet të mendojmë për dërgimin e trupave shtesë nga Kanadaja në Poloni dhe në shtetet baltike”, tha ministri kanadez gjatë një vizite në bazën Adazi, ku ndodhet një grup taktik i NATO-s i drejtuar nga ushtarakët kanadez.

Prania e Kanadasë në rajonin e Baltikut është “e rëndësishme”, theksoi ministri, duke kujtuar se grupi taktik i vendosur aktualisht në Letoni përfaqëson praninë më të madhe ushtarake të kanadezëve jashtë vendit.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për kërcënimet ruse”, tha Anand. Kanadaja do të “vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar paqen dhe rendin në botë, duke përfshirë unitetin territorial të Ukrainës”, shtoi ajo.

Dje, Shtetet e Bashkuara njoftuan dërgimin e 3,000 trupave shtesë për të forcuar praninë ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore, për shkak të vendosjes së 100 mijë trupave ruse dhe armëve të rënda në kufirin me Ukrainën.

Kanadaja po ndihmon ushtrinë ukrainase dhe po siguron një mision trajnimi ushtarak si pjesë e operacionit UNIFIER të nisur në vitin 2015. Ministri letonez i Mbrojtjes, Artis Pabriks tha se vendi i tij po përgatitet të dërgojë instruktorë ushtarakë në Ukrainë për t’iu bashkuar misionit.

NATO ka vendosur të dislokojë grupe taktike që rrotullohen në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FEMRA, ALKOOL DHE DROGË NË BURGJE/ Ja momentet kur të arrestuarit e operacionit “Trinom” mbërrijnë në gjykatë (VIDEO)
Previous article ARRESTOHET 28-VJEÇARI NË MAT/ I dënuar me 5 vite burg për kultivim dhe trafik kanabisi (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT