• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENSIONET/ Rasti tronditës i Ilia Karelit (Kudret Kumes) në Greqi dhe diferencat mes dy ngjarjeve
Home
Sociale

TENSIONET/ Rasti tronditës i Ilia Karelit (Kudret Kumes) në Greqi dhe diferencat mes dy ngjarjeve

29 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vrasja e Kostandino Kaçifas ka rikthyer edhe njëherë tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe emocionet nacionaliste të qytetarëve të dy vendeve.

Por, ajo që ndodhi në Bularat, është pa asnjë dyshim shumë larg asaj që ndodh me shqiptarët në Greqi.

Mjafton të sjellim këtu vetëm rastin e Ilia Karelit, që u torturua në mënyrë çnjerëzore në burgjet greke.

Rasti i Ilia Karelit (Kudret Kumes)

Shtetasi shqiptar Ilia Kareli  në mars të vitit 2014 kryente dënimin në burgun grek të Malandrinos për veprën penale të: tentativë vrasje, grabitje, trafik droge dhe hyrje e paligjshme në vend.

Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve greke gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, ai është konfliktuar me një gardian të burgut, të cilin e ka qëlluar me një thikë të improvizuar, duke sjellë vdekjen e gardianit Jorgo Cironi.

Pas ngjarjes autoritet greke e transferojnë Karelin, nga burgu i Malandrinos, në burgun e sigurisë së lartë të Nigritës.

Gjatë transferimit, gardianët kanë ushtruar dhunë ndaj të ndjerit Kareli, dhe më pas dhuna ka vijuar edhe në burgun e Nigritës.

I ndjeri është trajtuar në mënyrë çnjerëzorë, që nga dhuna fizike, psikologjike, djegie me cigare dhe elektroshok si dhe dëmtim të organeve vitale me pasojë vdekjen. Ilia Karelit iu mohua ndihma mjekësore.

Lajmi doli në media dhe mori përmasat e skandalit diplomatik mes dy vendeve. Qeveria shqiptare kërkoi zbardhjen e rastit dhe hetim të plotë të ngjarjes.

Në atë kohë, qeveria greke pezulloi nga detyra 12 gardianë të burgut të Nigritës, të cilët më pas iu nënshtruan dhe gjyqit, si rezultat i të cilit morën dënime minimale deri në 7 vite burg.

Për këtë rast ka reaguar fort Komiteti i Helsinkit dhe ka kërkuar hetim të plotë të rastit dhe madje e ka përfshirë edhe në raport vjetor të saj.

Qëndrimi i qeverisë shqiptare në atë kohë:

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet për humbjen tragjike të jetëve të gardianit të burgut të Malandrinos në Greqi, Jorgos Cironis, dhe të shtetasit shqiptar Ilia Kareli që vuante dënimin në këtë burg.

Pas marrjes së njoftimit në rrugë zyrtare, MPJ ka kërkuar përmes Ambasadës tonë në Athinë dhe Konsullatës në Selanik që të ndjekin nga afër dhe në rrugë institucionale situatën.

Nga informacionet paraprake zyrtare të autoriteteve greke pritet zbardhja e raportit mjeko-ligjor i cili do të mundësonte zbardhjen e plotë të çështjes.

MPJ dënon sulmet ndaj autoriteteve të zbatimit të ligjit sikundër çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë që kryejnë dënimin në burgjet e Greqisë.

Inkurajojmë dhe kërkojmë nga autoritet greke zbardhjen e plote të ngjarjes, çka do të mundësonte vendosjen përpara drejtësisë  të përgjegjësve.

Dallimi mes qëndrimit të dy shteteve

Qeveria shqiptare shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së policit grek në krye të detyrës.

Dënoi sulmin ndaj institucioneve ligj zbatuese.

Dënoi aktet e dhunës ndaj shtetasve shqiptarë që kryejnë dënimin në burgjet e Greqisë.

I’u referua gjithmonë burimeve zyrtare të autoriteteve Greke pa paragjykuar rastin.

Reagimi i grekëve

Nuk dënuam sulmin ndaj Policisë së shtetit shqiptar.

E cilësuan si të papranueshme vrasjen e një shtetasi shqiptar, nga Policia e Shtetit. /Tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E PRESIDENTIT VICHAI/ Lojtari SHQIPTAR preket nga TRAGJEDIA E LEICESTERIT dhe...(FOTO)
Previous article MAJK BËN AKSIDENT/ Zbulohet si është gjendja shëndetësore e reperit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT