Rasti dhe çështja Tahiri është shndërruar në një nga temat më të nxehta të debatit politik dhe jo vetëm. Që nga skandali i përfshirjes në bandën kriminale të Habilajve, zbardhjes së përgjimeve ku përfshihej edhe emri i Sajmirit, më pas lidhjet e dyshimta me biznesmenin Orest Sota. Kalvarit të ngjarjeve i shtohen zbardhja e bisedave private.
Fokus i bisedimeve do të jenë edhe përplasjet mes opozitës dhe ambasadorit Donald Lu për deklaratat e tij ne lidhje me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
Për këtë edhe shumë të tjera, sonte në Emisionin “Opinion“ nga Blendi Fevziu do të diskutohen:
- Lajmet e fundit të çështjes Tahiri, a e shtojnë përgjegjësinë e ish-ministrit.
- Deklaratat e Berishës për Donald Lu-në dhe roli i ambasadorëve në zëvendësimin e prokurorit.
- Çështja e prokurorit të përkohshëm.
- Akuza PS-LSI për favorizimin e Balilajve.
E për të diskutuar për rastin “Tahiri” të ftuar në emision do të jenë: Mustafa Nano, Mark Marku, Preç Zogaj, Alfred Peza, Fatos Hakorja dhe Artan Hoxha.
Përgatiti: AlpeNews.al