Një grua e moshës 64 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetë helmuar me fotoksinë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasja L.N u gjet e vdekur në banesën e saj e cila jetonte vetë.
Nga hetimet e para rezultoi se gruaja banuese në fshatin Stan Karbunarë nuk ishte e dhunuar, por pas veprimeve të kryera rezultoi se kishte pirë fotoksinë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më date 13.12.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Stan Karbunarë, në banesë, është gjetur e vdekur, pa shenja dhune, shtetësia L. N., vjeç 64, e cila jetonte vetëm. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga vetëhelmimi me fotoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.