• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENSIONET/ Përplasja në KZAZ-në e Dibrës, Policia jep detaje: 12 të arrestuar, 39 në kërkim
Home
Breaking News

TENSIONET/ Përplasja në KZAZ-në e Dibrës, Policia jep detaje: 12 të arrestuar, 39 në kërkim

29 June, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

olicia e Dibrës ka arrestuar 12 persona, 39 të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28 Qershor 2019 rreth orës 21.00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë.

Protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

Policia ka arrestuar në flagrancë 12 shtetas, konkretisht:

• K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan
• M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr
• F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi
• A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër
• E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër
• J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër
• I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër
• O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër
• L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• A. B., 61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.

Për këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe 39 shtetas të tjerë .

Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për veprat penale: ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, dënimi nga 5 deri në 15 vjet, Neni 236/2 dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet dhe Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet.

Policia e Dibrës nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të implikuar.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe ka marrë të gjitha masat për të garantuar procesin zgjedhor, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ që përfshihet në aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME LINJA PERFEKTE"/ Kim Kardashian provokon vetëm me të brendshme para pasqyrës (FOTO)
Previous article "30 VITE MË TË RE"/ Lidh kurorë producenti i njohur i muzikës (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

VRASJA E POLICIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI/ Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes Aktualitet

VRASJA E POLICIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI/ Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT