Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar përpara Kuvendit, teksa Policia e Shtetit ka ndërhyrë me autobotin e ujit dhe spraj me piper për të shpërndarë protestuesit.
Ndërhyrja erdhi pasi një pjesë e protestuesve qëlluan në drejtim të forcave të policisë me gurë, vezë dhe domate, teksa të paktën një oficer policie ka mbetur i plagosur. Në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policore, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe uniformave blu vazhdojnë.


