• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË MESDHE/ Paralajmëron Erdogan: Kurrë nuk do të lejojmë që…
Home
Nderkombetare

TENSIONET NË MESDHE/ Paralajmëron Erdogan: Kurrë nuk do të lejojmë që…

5 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot deklaroi se Turqia nuk do të lejojë që burimet natyrore të Mesdheut Lindor të shfrytëzohen pa pëlqimin e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Stamboll sot u mbajt hapja solemne e bordit TCG Burgazada të marinës turke dhe fillimit të projektit të ndërtimit të nëndetëses turke Aydinreis.

Kjo është anija e tretë e ndërtuar nga Turqia në kuadër të projektit të parë kombëtar për ndërtimin e anijeve luftarake MILGEM. Në fazën përfundimtare është edhe ndërtimi i anijes luftarake Kinaliada.

Duke theksuar se ky është një program jashtëzakonshëm kombëtar, Erdoğan tha se çdo produkt i industrisë së mbrojtjes vendase është një simbol i fuqisë dhe pavarësisë së vendit.

“Varësinë e jashtme në industrinë e mbrojtjes në periudhën e kaluar e kemi zvogëluar nga 80 në 35 për qind. Ne do të vazhdojmë këtë trend edhe në të ardhmen për gëzimin dhe nderin e kombit, por edhe të gjithë miqve të Turqisë”, tha Erdoğan.

Duke komentuar rreth tensioneve të fundit në ujërat e Mesdheut Lindor dhe Detit Egje, Erdoğan tha se të gjithë ata që mendonin se mund të veprojnë në këtë rajon pa dijeninë e Turqisë, filluan të kuptojnë se kanë bërë një gabim të madh.

“Ne nuk kemi pretendime ndaj asnjë territori, të drejte apo interesi. Vetëm mbrojmë të drejtat tona dhe interesat e vëllezërve tanë”, ka thënë Erdoğan.

Ai shtoi se Turqia do të kundërshtojë me vendosmëri të gjitha aktivitetet armiqësore në akuatorium, ashtu sikur iu kundërvua aktiviteteve terroriste në Siri.

Paralajmërimi i tij iu referua përpjekjes së administratës greke të Qipros Jugore për të eksploruar dhe shfrytëzuar burimet në Mesdheun Lindor në mënyrë të njëanshme dhe pa pëlqimin e Turqisë dhe Qipros Veriore.

“Kurrë nuk do të lejojmë që t’ia dalin ata që duan që Turqia të vihet në një situatë që të mos mund të shkelë në detin e saj”, tha Erdoğan.

Ai tha gjithashtu se ndër 100 kompanitë më të mëdha në industrinë ushtarake në botë ndodhen katër kompani turke dhe se Turqia në këtë aspekt është vendi i gjashtë në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEN IMOBILE/ Lacio fiton me goleadë dhe largon Milanin nga “Championsi”
Previous article NDODH NË KËLCYRË/ Zhduket në rrethana misterioze një 17-vjeçar

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT