• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Si i dha lufta me palestinezët Netanyahut një “jetë të dytë” në politikë
Home
Nderkombetare

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Si i dha lufta me palestinezët Netanyahut një “jetë të dytë” në politikë

21 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka qenë duke u përballur me dy beteja kohët e fundit, njëra në Rripin e Gazës dhe një betejë politike në shtëpi kundër kundërshtarëve nga i gjithë spektri politik.

Por ai nuk duket se ka neutralizuar kërcënimin politik, falë përshkallëzimit të konflitktit me palestinezët, i cili ka ndezur retorikat nacionaliste dhe e ka bërë më të vështirë për partitë e opozitës të bashkohen.

Naftali Bennett, udhëheqësi i opozitës dhe një figurë kryesore në negociatat midis fraksioneve të opozitës, u tha anëtarëve të partisë në një takim me dyer të mbyllura të enjten se opsioni i një koalicioni të madh opozitar ishte “jashtë tryezës”.

Ai tha se kishte dyshime se një qeveri e tillë mund të kishte forcën e nevojshme për të shuar përplasjet e mes  qytetarëve arabë dhe hebrenjve që janë ndezur që kur luftimet në Gaza.

Koalicioni anti-Netanyahu do të kishte përfshirë politikën nga e majta në të djathtë, me Bennett që shërbente si kryeministër, dhe do të përfshinte një parti islamike që përfaqësonte izraelitët arabë. Ata ishin të bashkuar rreth qëllimit të  përmbysjes së Netanyahut, i cili ka udhëhequr Izraelin për 12 vjet me radhë dhe po gjykohet për akuza të shumta korrupsioni.

Analistët politikë thanë se Bennett u tërhoq nga presioni që erdhi nga partia e tij dhe baza e tij e mbështetësve të djathtë, anëtarët e të cilëve nuk mund t’i qëndronin besnik bashkëpunimit me fraksionet e krahut të majtë dhe arab ndërsa luftonin me palestinezët, qoftë në Gaza apo në qytetet izraelite.

Të paktën 120 palestinezë dhe tetë izraelitë janë vrarë në luftime, kryesisht në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës dhe sulmet me raketa palestineze në qytetet izraelite.

“Ngjarjet e javës të kaluar treguan se nuk mund të injorojmë çështjen palestineze ose çështjet e sigurisë dhe partia e tij u rebelua kundër Bennett,” tha Tal Shalev, analist politik.

Politikani Yair Lapid, i cili do të kishte qeverisur së bashku me Bennett në një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, kritikoi partnerin e tij në një fjalim të televizionit të enjten mbrëma. “Bennett e ka gabim, ndryshimi nuk bëhet kur është koha e përshtashme, bëhet kur është koha e duhur,” tha Lapid. “Nuk kam ndërmend të heq dorë. Unë do të vazhdoj të lëviz çdo gur për të formuar një qeveri. ”

Sipas rregulloreve parlamentare, Lapid ka 19 ditë deri në skadimin e mandatit të tij për të formuar një qeveri. Një marrëveshje për një qeveri anti-Netanyahu mendohej të ishte vetëm disa ditë larg dhe bisedimet komplekse midis partive të ndryshme ishin duke përparuar, deri në shpërthimin e dhunës që filloi në fundin e fundit, së pari në Jeruzalem, pastaj në Gaza dhe tani në shumë qytete të përziera arabo-hebraike brenda Izraelit.

Koha e trazirave erdhi pikërisht kur kontrolli i gjatë i Netanyahut mbi politikën izraelite dukej se po dobësohej, duke bërë që shumë komentues të majtë të akuzonin se lryeministri kishte orkestruar krizën për të përçarë opozitën.

Kritikët kujtojnë në veçanti sjelljes provokuesse të Policisë së Izraelit në Xhaminë Al-Aqsa në fillim të Ramazanit muajin e kaluar, duke çuar në javë trazirash dhe përplasjesh ndërmjet palestinezëve dhe forcave të sigurisë. Ministri i brendshëm është një besnik i njohur i Netanyahu. Tensionet në qytet u përhapën më vonë nga bandat e ekstremistëve ekstremë të djathtë hebrenj të lidhur me Partinë Fetare Zioniste, e cila është aleate me Netanyahu.

Një mendim i tillë konspiracioni hidhet poshtë nga fakti që Netanyahu nuk mund të kishte parashikuar lëshimin e raketave të Hamasit në Jeruzalem të hënën që shkaktoi bombardimet në Gaza dhe as tensionet mes arabëve dhe hebrenjëve në qytetin izraelit të Lod që shkaktuan dhunë etnike.

“Gjithcka që Netanyahu  duhej të bënte mbase të jepte një shtysë dhe zaret u rrokullisën në favor të tij,” tha Shalev.

Komentuesit thonë se perspektivat e formimit të një qeverie anti-Netanyahu ishin të largëta. Në vend të kësaj, Izraeli ka të ngjarë të mbajë edhe një herë zgjedhje të përgjithshme në muajt e ardhshëm, të pestat në dy vjet.

“Pavarësisht angazhimit të qartë të Bennett për të shmangur zgjedhje të panevojshme me çdo kusht,  ato janë të pashmangshme”, thotë Shavel. “Dhe rezultatet do të jenë saktësisht të njëjta me katër të mëparshmet”.

Netanyahut i duhet që të sigurojë një shumicë parlamentare dhe ndryshe nga fillimi i këtij muaji, perspektiva pas zgjedhjeve të tjera mund të ndryshojë pas luftës palestineze-izraelite.

“Netanyahu do të punojë për të provuar të formojë një qeveri, por opsioni i tij i vetëm do të jetë shkuraja zgjedhje” tha Shalev.

Netanyahu ka mbetur kryeministër i qeverive të përkohshme gjatë gjithë periudhës së zgjedhjeve të Izraelit gjatë viteve të kaluara. Disa analistë besojnë se anarkia e brendshme dhe luftimet e fundit me Gaza mund të gërryejnë mbështetjen e Netanyahut.

“Nuk duhet të pretendojmë se Netanyahu është në një pozitë të shkëlqyeshme politike, ”tha Shalev. “Ka shumë kritika dhe zemërim, veçanërisht për sa kohë që luftimet vazhdojnë.”

“Një javë më parë dukej sikur epoka e Netanyahut po mbaronte, me Bennett ishte gati për të udhëhequr Izraelin. Në vend të kësaj, Netanyahu vazhdon të shërbejë si kryeministër, ndërsa e ardhmja e Bennett është e pasigurt”, përfundon analisti.

Mansour Abbas, politikani që kryeson Listën e Bashkuar Arabe (Ra’am), e cila do të ishte e fundit që do t’i bashkohej koalicionit të partive anti-Netanyahu ishte i pari që pezulloi zyrtarisht pjesëmarrjen në bisedimet e koalicionit. Ai është zhvendosur tanimë në Gaza nga ku poston çdo ditë në rrjetet sociale foto dhe video të bombardimeve duke akuzuar Izraelin për gjenocid. Shanset që ai të rikthehet në një koalicion me partitë Izraelite janë pothuajse të pamundura.

Netanyahu, i cili është në gjyq nën akuza për korrupsioni, nuk ka dyshim se është në pozicionin e tij më të vështirë pas 12 viteve rresht në detyrë, por ai ka treguar se kur vihet me shpatulla pas murit, mund të bëhet edhe më agresive se kurrë. Kundërshtarët e  Netanyahu tani thonë se etja e tij për pushtet ka çuar në krizën aktuale. Politikat represive, raciste të ndjekura nga kryeministri i Izraelit, të nxitura deri vonë nga Donald Trump, janë po ashtu shkak i shpërthimit të dhunës.

“Përmes iluzioneve, nxitjeve, medieve të kapura, policisë brutale dhe ligjeve diskriminuese, Netanyahu ka shtypur qytetarët palestinezë të Izraelit, duke përgatitur terrenin për konflikt të dhunshëm”, thotë analisti Louis Fishman. “Në katër zgjedhje në dy vitet e fundit, Netanyahu demonstroi që një shumicë e votuesve e refuzuan atë si udhëheqës. Megjithatë ai ende qëndron në pushtet.

Ndarjet e pafundme midis partive të shumta të opozitës siguruan që marka e tij e shëmtuar, nacionaliste populiste e së djathtës ngulitet në shoqërinë izraelite. Nga ana tjetër,  një ndjenjë e thelluar e braktisjes dhe padrejtësisë, në Bregun Perëndimor dhe, kohët e fundit, në Jerusalemin Lindor, tani i ka shtyrë palestinezët përsëri në pragun e rrezikshëm të arritur gjatë Intifadës 2000 Ky regresion i pashpresë shënon një dështim themelor të politikës izraelite dhe demokracisë”, përfundon ai.

Koha e trazirave erdhi pikërisht kur kontrolli i gjatë i Netanyahut mbi politikën izraelite dukej se po dobësohej, duke bërë që shumë komentues të majtë të akuzonin se lryeministri kishte orkestruar krizën për të përçarë opozitën.

Kritikët kujtojnë në veçanti sjelljen provokuesse të Policisë së Izraelit në Xhaminë Al-Aqsa në fillim të Ramazanit muajin e kaluar, duke çuar në javë trazirash dhe përplasjesh ndërmjet palestinezëve dhe forcave të sigurisë. Ministri i brendshëm është një besnik i njohur i Netanyahu. Tensionet në qytet u përhapën më vonë nga bandat e ekstremistëve ekstremë të djathtë hebrenj të lidhur me Partinë Fetare Zioniste, e cila është aleate me Netanyahu.

“Gjithçka që Netanyahu  duhej të bënte mbase të jepte një shtysë dhe zaret u rrokullisën në favor të tij,” tha Shalev.

Sikur të mos mjaftonte kjo, dhuna ka nxjerr në pah ndryshimet thelbësore midis partive të kampit anti-Netanyahu, të cilat përfshijnë parti nga e majta në të djathtë. Dhe vrulli fillestar i bisedimeve të koalicionit alternativ është ngadalësuar nga shpërthimi i dhunës, duke u dhënë përkrahësve të Netanyahut më shumë kohë për t’i sabotuar.

“Është shumë, shumë të vështirë të negociosh ndërkohë që bien raketa nga qielli”, tha Reuven Hazan, profesor i shkencave politike në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. “Negociatat që ishin shumë të komplikuara që në fillim dhe po bëhen edhe më të komplikuara, gjë që luan në favor të Netanyahut.

Komentuesit thonë se perspektivat e formimit të një qeverie anti-Netanyahu janë tanimë të largëta. Në vend të kësaj, Izraeli ka të ngjarë të mbajë edhe një herë zgjedhje të përgjithshme në muajt e ardhshëm, të pestat në dy vjet.

“Pavarësisht angazhimit të qartë të Bennett për të shmangur zgjedhje të panevojshme me çdo kusht,  ato janë të pashmangshme”, thotë Shavel. “Dhe rezultatet do të jenë saktësisht të njëjta me katër të mëparshmet”.

Netanyahut i duhet që të sigurojë një shumicë parlamentare dhe ndryshe nga fillimi i këtij muaji, perspektiva pas zgjedhjeve të tjera mund të ndryshojë pas luftës palestineze-izraelite.

“Netanyahu do të punojë për të provuar të formojë një qeveri, por opsioni i tij i vetëm do të jetë shkuraja zgjedhje” tha Shalev.

Netanyahu ka mbetur kryeministër i qeverive të përkohshme gjatë gjithë periudhës së zgjedhjeve të Izraelit gjatë viteve të kaluara. Disa analistë besojnë se anarkia e brendshme dhe luftimet e fundit me Gaza mund të gërryejnë mbështetjen e Netanyahut.

“Nuk duhet të pretendojmë se Netanyahu është në një pozitë të shkëlqyeshme politike, ”tha Shalev. “Ka shumë kritika dhe zemërim, veçanërisht për sa kohë që luftimet vazhdojnë.”

“Një javë më parë dukej sikur epoka e Netanyahut po mbaronte, me Bennett ishte gati për të udhëhequr Izraelin. Në vend të kësaj, Netanyahu vazhdon të shërbejë si kryeministër, ndërsa e ardhmja e Bennett është e pasigurt”, përfundon analisti.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Together we can, forca e bashkimit të shpirtit njerëzor me teknologjinë
Previous article ISH-KRYEMINISTRI "NON GRATA"/ Ibsen Elezi: Nëse Sali Berisha largohet nga PD-ja, patjetër largohet edhe Basha

Delo.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT