Sali Berisha është tensionuar në folturen e Kuvendit ku ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se shqiptarët do ta tërheqin zvarrë ashtu siç bënë me bustin e diktatorit Enver Hoxha.
Teksa ish-kryeministri fliste, pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës u larguan së bashku me kryedemokratin Lulzim Basha dhe lideren e LSI-së Monika Kryemadhi.
I gjendur i me pak deputetë rreth vetes, Berisha me tone të ashpra siguroi se pasardhësi i tij i ka ditët e numëruara.
“Edvin Kristaq Urrejtja i ke koherat e numeruara. Me keto qe ben, i fton shqiptaret te te zvarrisin per se gjalli dhe jo si Enver Hoxhen me bustin e tij! Ky do jete fati yt!
Ky uzurpon çdo pushtet.
Kështu voton ky horr horroi që s’ka as nder as dinjitet që nxjerr opozitën jashtë.
Qeshni por ditët do tu vijnë një nga një.
Kështu votojnë këta që kanë frikë nga hajnat dhe ky është një turp, ky është një faqe e zezë e jotja, por ti je një hiç.
Ke frikë ti puçist i ndyrë që merr të gjitha pushtet dhe nxjerr opozitën jashtë!”, u shpreh Berisha teksa lideri i demokratëve ishte larguar nga Kuvendi.


