• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË BJELLORUSI/ Rama në cilësinë e kreut të OSBE: Ofrojmë takim me qeverinë dhe opozitën
Home
Politikë

TENSIONET NË BJELLORUSI/ Rama në cilësinë e kreut të OSBE: Ofrojmë takim me qeverinë dhe opozitën

17 August, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE ka kërkuar një takim me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi për të zgjidhur situatën e krijuar përmes dialogut.

Pas zgjedhjeve të fundit që nxorrën fituese Lukashenkon kanë shpërthyer protesta masive.

Kryesia e OSBE ka kërkuar dialog për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi për shkak se tensionet janë përshkallëzuar. Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi nuk mund të vëzhgoheshin nga OSBE.

Në deklaratën e OSBE-së shprehet shqetësimi për dhunën ndaj protestuesve, ndalimeve dhe torturave dhe keqtrajtimet të pretenduara.

Prej disa ditësh mijëra bjellorusë kanë vërshuar rrugëve kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko duke krijuar dhe protestën më të madhe që prej vitit ’91, kur Bjellorusia fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

“Ne ritheksojmë shqetësimet tona për sjelljen e zgjedhjeve presidenciale në 9 gusht 2020, të cilat nuk mund të vëzhgohen nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, dhe përdorimi jo proporcional i forcës kundër protestuesve paqësorë, ndalimet e përhapura dhe torturat dhe keqtrajtimet e supozuara nga forcat e sigurisë.

Një dialog i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.

OSBE-ja është e gatshme ta mbështesë këtë dhe të angazhohet me të gjithë aktorët e interesuar.

Prandaj, një ofertë zyrtare është paraqitur në qeverinë e Bjellorusisë për një vizitë nga Kryetari i Zyrës së OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde – të takohet me qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës.

Kryesia e OSBE-së rithekson nevojën urgjente për pajtim të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial“, shkruhet në deklaratën e OSBE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKORIMI I ISH PRESIDENTIT MEJDANI/ Nga Berisha, Thaçi, Majko, Basha e Topi. Kush mori pjesë në ceremoni
Previous article ASTRIT PATOZI/ Të kesh frikë me të ardhë ditëlindja

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT