• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET MES VENEZUELËS DHE SHBA-së/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet në një seancë urgjente
Home
Nderkombetare

TENSIONET MES VENEZUELËS DHE SHBA-së/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet në një seancë urgjente

23 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të martën (23.12.) në një takim urgjent për të diskutuar tensionet midis Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara. Qeveria në Karakas kërkoi takimin me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës. Ndërkohë, retorika e qeverisë amerikane ndaj Venezuelës po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Në një konferencë për shtyp të hënën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi që Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro të japë dorëheqjen: “Varet tërësisht nga ai se çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se do të ishte e mençur nga ana e tij ta bënte këtë”, u përgjigj Trump kur u pyet nëse qeveria amerikane kishte ndërmend ta detyronte Maduron të jepte dorëheqjen duke ushtruar presion mbi Venezuelën. Trump shtoi, se “nëse ai dëshiron të bëjë diçka – nëse sillet ashpër, do të jetë hera e fundit që do të sillet ashpër.”

Pak më parë edhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem kishte kërkuar dorëheqjen e Maduros. “Ne nuk kufizohemi vetëm në kapjen e këtyre anijeve, por gjithashtu po i dërgojmë botës një mesazh se aktivitetet e paligjshme të Maduros janë të patolerueshme dhe se ai duhet të largohet”, tha Noem për Fox News. Anijet për të cilat e ka fjalën Noem janë dy cisterna nafte që SHBA-të i sekuestruan së fundmi në brigjet e Venezuelës. Një anije e tretë mallrash thuhet se është ende duke u gjurmuar nga Roja Bregdetare e SHBA-së.

Trump: “Do të mbajmë anijet”

Sipas Trump, cisternat e naftës të sekuestruara do të mbeten në pronësi të Shteteve të Bashkuara. Duke iu referuar cisternës së parë të naftës të sekuestruar më 10 dhjetor, republikani tha për naftën: “Ne do ta mbajmë atë”. Ai shtoi se ajo mund të përdoret për rezerva strategjike. Trump vazhdoi: “Ne do i mbajmë edhe anijet”.

Qeveria e Venezuelës e dënoi ashpër sekuestrimin. Eksportet e naftës bruto të Venezuelës kanë rënë ndjeshëm që atëherë. Anijet e ngarkuara mbeten në ujërat e Venezuelës nnga frika se rrezikojnë konfiskimin. Në fillim të viteve 2000, Venezuela shtetëzoi fushat e naftës, duke prekur kompanitë e huaja, përfshirë ato nga SHBA-ja. Kjo u pasua nga një mosmarrëveshje për kompensimin.

Fushata kërcënuese e Trump kundër Maduros përfshin praninë ushtarake në rritje në rajonin e Amerikës së Jugut. Përpara operacioneve kundër cisternave të naftës, ushtria amerikane kishte sulmuar vazhdimisht anije në Karaibe dhe në Paqësorin lindor në javët e fundit, duke pretenduar se ato kontrabandonin drogë drejt Shteteve të Bashkuara. Dhjetëra njerëz humbën jetën në këto sulme./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAQJA FISKALE/ Rama dialog me sipërmarrësit: Nuk cënon integritetin ligjor, keni mundësi të korrigjoni gabimet
Previous article DOSJA E SPAK PËR AKSHI-n/ Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT