• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET MES RUSISË DHE UKRAINËS/ Trump: Mund të anuloj takimin me Putin në Samitin e G20
Home
Nderkombetare

TENSIONET MES RUSISË DHE UKRAINËS/ Trump: Mund të anuloj takimin me Putin në Samitin e G20

28 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se pas tensioneve që ndodhën mes Rusisë dhe Ukrainës mund të anuloj takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili duhej të realizohej në Samitin G20 në Argjentinë, transmeton Anadolu Agency.

Trump në një intervistë për gazetën “Washington Post” në lidhje me tensionet që ndodhën mes Rusisë dhe Ukrainës pret një “raport të plotë” nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar të SHBA-ve.

Ai ka vënë në dukje se vendimin në lidhje me atë se a do të takohet apo jo me presidentin rus në Argjentinë, do ta marrë pas këtij raporti.

“Do të veproj sipas këtij raporti. Ndoshta ky takim nuk do të realizohet”, ka thënë presidenti amerikan.

Trump duke folur në lidhje me hapjen e zjarrit nga ana e Rusisë ndaj anijeve luftarake të Ukrainës, tha se, “Nuk më pëlqen tensionimi. Nuk dua fare që të ndodhë një tensionim i tillë”.

Vrasja e Khashoggit

Pas një pyetjeje Trump foli edhe për çështjen e gazetarit të vrarë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, Jamal Khashoggi, me ç’rast pretendon se Agjencia e Inteligjencës së SHBA-ve (CIA) nuk ka thënë se princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, ka rol në këtë vrasje.

Ai tha se bin Salman ka “refuzuar disa herë” pretendimet ndaj tij. Trump thekson se nuk ka ndryshuar vendimi i tij për vazhdimin e marrëdhënieve mes Riadit dhe Washingtonit.

“Ndoshta e bëri, ndoshta jo. Por bin Salman e refuzon, njerëzit përreth tij e refuzojnë. As CIA nuk tha se ai e ka bërë. CIA nuk tha as ‘nuk e bëri ai’, por nuk tha se ai e ka bërë duke e konfirmuar këtë”, deklaroi Trump.

“Një arsye e qëndrimit tonë në Lindjen e Mesme është Izraeli”

Trump u përgjigj edhe në pyetjen për trupat amerikane të cilat qëndrojnë në Lindjen e Mesme. “A do të qëndrojmë në këtë rajon të botës? Një arsye është Izraeli”, tha Trump duke vënë në dukje se kanë rënë çmimet e naftës.

“Po zvogëlohet rëndësia e naftës për qëndrimin tonë aty. Sepse aktualisht kemi rritur prodhimin në krahasim me të kaluarën. Dhe, kjo nënkupton se tanimë nuk ka mbetur nevoja që të jemi atje”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTA KOMBËTARE BË BASHKË RAMËN DHE METËN/ Zhvillojnë homazhe në Vlorë (VIDEO)
Previous article SOT ËSHTË MODELE E FAMSHME/ S'do ta besoni çfarë punë bënte dikur Afërdita Dreshaj

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT