• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET ME RUSINË/ Sekretari Blinken viziton Ukrainën
Home
Nderkombetare

TENSIONET ME RUSINË/ Sekretari Blinken viziton Ukrainën

6 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e vazhdon turneun në Evropë me një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku të enjten ai pritet të takohet me Presidentin Volodymyr Zelenskiy, Kryeministrin Denys Shmyhal dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba.

Sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Shtetit, Sekretari Blinken do të “nënvizojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për veprimet e vazhdueshme agresive të Rusisë dhe retorikën kundër Ukrainës, përfshirë praninë e rritur të trupave ruse në Krimenë e pushtuar dhe përgjatë kufijve të Ukrainës”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Deklarata shton se Shtetet e Bashkuara “vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën”.

Në fund të muajit të kaluar, zyrtarë të lartë amerikanë dhe të Bashkimit Evropian thanë se rreth 150 000 forca ruse ishin mbledhur përgjatë kufirit të Ukrainës dhe në Krime.

Sekretari Blinken pritet të ritheksojë se Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin aneksimin nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Ai pritet të bëjë thirrje për rikthimin e rajonit tek Ukraina.

Ai gjithashtu do t’i bëjë thirrje Rusisë të mbështesë angazhimet e saj sipas marrëveshjeve të Minskut për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Që nga viti 2014, Rusia ka mbështetur separatistët pro-rusë në rajonin lindor të Donbasit.

Departamenti i Shtetit tha se Sekretari Blinken do të inkurajojë gjithashtu reformat institucionale në Ukrainë, të cilat Departamenti i Shtetit i quajti “çelësi për sigurimin e institucioneve demokratike të Ukrainës, prosperitetin ekonomik dhe të ardhmen euro-atlantike”.

Sekretari Blinken ka të ngjarë të nënvizojë rëndësinë e mbështetjes ekonomike amerikane për Ukrainën.

“Që nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës më shumë se 4.6 miliardë dollarë në ndihmë totale, asistencë në fushën e sigurisë dhe nevoja që nuk lidhen me sigurinë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Tek ne ka njerëz që flenë pa ngrënë, udhëheqësit shtrojnë bankete e dërgojnë ushqime falas në Vietnam…”, raporti për Komitetin Qendror
Previous article "MUNDËSI PËR NDËRHYRJE NË ZEMËR..."/ Rama publikon pamjet: Gati qendra e re e kardiokirurgjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT