• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tensionet me Korenë/ SHBA nxjerr avionët bërthamorë B-52
Home
Botë

Tensionet me Korenë/ SHBA nxjerr avionët bërthamorë B-52

23 October, 2017 Redaktor2 Botë

Bota mban frymën pas vendimit më të fundit të presidentit amerikan. Lufta tashmë duket më afër se kurrë. Donald Trump ka urdhëruar vënien në gadishmëri të avionëve bërthamorë B 52, gjë e cila ndodh për herë të parë pas Luftës së Ftohtë.

Vendimi vjen në kulmin e tensioneve me Korenë e Veriut, e cila ka kërcënuar me sulme bërthmore SHBA-në dhe aleatët e saj. Mësohet se avionët e aftë për të goditur me raketa bërthamore do të qëndrojnë në gadishmëri nëse do të jetë e nevojshme.

Bombarduesit B52, të ngarkuar me raketa bërthamorë, janë nxjerrë nga kazermat dhe janë vendosur në gjendje emergjence në një bazë të Forcave Ajrore amerikane në Louisiana.

Veprimet ushtarake amerikane vijinë pas deklaratës së Donald Trump se lideri koreano-verior, Kim Jong Un do përballet me pasoja shkatërruese pas testimeve të bombës me hidrogjen dhe testimit të raketave.

Kjo lëvizje vjen si përgjigje e SHBA-së ndaj Koresë, e cila ka ashpërsuar tonet ndaj Washingtonit dhe vijon pa u ndalur me provat raketore.

Pse Bota duhet të dridhet…

Mjafton të kujtojmë që vendosja në gadishmëri sulmi e avionëve legjendarë aamerikanë B-52 nuk ndodhte prej Luftës së Ftohtë për të kuptuar se sa serioze është situata dhe sa i rrezikuar mund të ndihet planeti. Bombarduesit e fuqishëm janë vendosur në një gadishmëri 24-orëshe, që do të thotë janë në pritje të sulmeve të mundshme. Këta avionë janë ndër më të frikshmit që bota njeh. Ata mund të fluturojnë deri në 9 mijë milje ndërkohë mund të mbartin mbi 30 tonë bomba, përfshirë ato bërthamore.

B-52 ishin sinonim i bombardimeve të Vietnamit të Veriut dhe Kamboxhia në vitet 1960 dhe 1970 gjatë Luftës së Ftohtë. Aftësitë e saj shkatërruese u demonstruan edhe në luftërat e Irakut dhe Afganistanit ku u përdorën për prishjen e shpellave dhe objekteve nëntokësore. Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA duhet të jetë “e përgatitur për çdo gjë” kur është fjala për Korenë e Veriut.

Por fazat e hapjes së një konflikti me Korenë e Veriut do të ishin sulme të mëdha bombardimi mbi arsenalin bërthmor korean të vendosura në tunele mes maleve. Po ashtu, objektiv do të jenë edhe armët kimike koreane./JavaNews/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hamilton “prek” titullin kampion
Previous article Meshkujt mund të rrezikohen nga ushtrimet e tepërta fizike

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT