• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET E REJA/ Hakmerret Kina, ja vendimi i fundit kundër SHBA-së
Home
Nderkombetare

TENSIONET E REJA/ Hakmerret Kina, ja vendimi i fundit kundër SHBA-së

14 May, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Kina po hakmerret ndaj SHBA në të njëjtën mënyrë në luftën e nisur tregtare, duke vendosur rritje të tarifave deri në 60 miliardë dollarë për mallrat amerikane, që pas mesnatës së 1 qershorit.

xi_trump_reuters_20190314

 

Deklarata u bë nga Komisioni i Tarifave Doganore të këshillit shtetëror të Kinës. Pekini i ka rritur tarifat në një vlerë totale prej 110 miliardë dollarësh ndaj produkteve të SHBA-ve që kur ka nisur lufta tregtare.

Të hënën Kina njoftoi se do të preken katër kategori të produkteve nga SHBA. Kategoria e parë përfshin pambukun, makineritë dhe drithërat me tarifat që shkojnë nga 10 për qind, në 25 për qind. Kategoria e dytë përfshin pjesë avioni, instrumente optike dhe tarifat shkojnë nga 10 në 20 për qind. Kategoria e tretë përfshin verën dhe shkon nga 5 në 10 për qind dhe kategoria e katërt përfshin disa lloje kimikatesh dhe pajisje skanuese, me tarifa 5 për qind.

Të premten e kaluar, SHBA rriti tarifat nga 10 në 25 për qind mbi produktet nga Kina që eksportohen në SHBA, duke arritur shifrën totale tarifore prej 200 miliardë dollarësh. Dy palët kanë negociuar, por nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për marrëveshjet e tyre tregtare. Reagimi nga Pekini pritej nga administrata Trump, por sërish nuk u prit mirë, pasi Presidenti amerikan e kishte paralajmëruar Kinën që të mos bënte ndonjë reagim ndaj taksës së parë.

“Kina nuk duhet të kundërpërgjigjet, pasi kështu gjendja vetëm do të përkeqësohet. Unë i them haptas Presidentit Xi dhe të gjithë miqve të mi në Kinë se Kina do të dëmtohet shumë nëse nuk arrijmë një marrëveshje sepse kompanitë do detyrohen të ikin nga Kina dhe të shkojnë në shtete të tjera”, shkroi Trump në një postim në “Twitter”.

Ka raportime ku thuhet se Pekini po mendon edhe mundësinë që të ndalojë plotësisht importimin e prodhimeve bujqësore nga SHBA-ja. Kjo do ndikonte në fermerët amerikanë. Pas deklaratës nga Kina, tregjet botërore janë lëkundur duke humbur shumë pikë.

“Dow Jones” u zhyt të hënën pasi deklaratës nga Kina, duke rënë më shumë se 700 pikë. “S&P 500” (SPX) ra me 2.7 për qind dhe “Nasdaq” (COMP) ra me 3.5 për qind. “Dow” kaloi ditën më të keqe që nga 3 janari, sipas “Refinitiv”. Ndërsa për “S&P” dhe “Nasdaq” është rënia më e keqe brenda një dite që prej 4 dhjetorit të kaluar.

Në “S&P 500”, vetëm disa kompani kishin lëvizur në pikë më të larta dhe shumica e tyre ishin në sektorin e shërbimeve publike, të cilat kanë tendencën të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të mëdha të tregut. Lëkundja e bursave ndikon në të ardhurat e kompanive nga gjithë bota, prandaj lufta tregtare mes Kinës e SHBA shihet me shumë shqetësim nga investitorët në mbarë globin. Edhe rezervat europiane u mbyllën më poshtë në të gjithë tabelën, si dhe tregjet aziatike që ranë të hënën me 1.2 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RA NË KRYE TË DETYRËS/ SHBA-të shprehin ngushëllimet për vdekjen e Tanushit
Previous article “PALËT KANË RËNË DAKORD"/ Zgjedhjet LOKALE mbahen në tetor

F.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT