• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET DIPLOMATIKE/ Turqia, akuza ndaj 28 vetëve për vrasjen e ambasadorit RUS
Home
Nderkombetare

TENSIONET DIPLOMATIKE/ Turqia, akuza ndaj 28 vetëve për vrasjen e ambasadorit RUS

23 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Turqia ngriti akuza ndaj 28 personave në lidhje me vrasjen në dhjetor të 2016-s të ambasadorit rus në Ankara, duke përcaktuar klerikun islamik Fethullah Gulen si të dyshuarin kryesor për këtë ngjarje, njoftoi agjencia shtetërore turke Anadolu.

Andrei Karlovi u qëllua për vdekje nga një polic, i cili në momentin e sulmit nuk ishte në detyrë, ndërsa po mbante një fjalim në hapje të një ekspozite në Ankara.

Ndërsa hapi zjarr personi i armatosur bërtiti “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) si dhe, “mos harroni Alepon!” duke iu referuar me sa duket përfshirjes së Rusisë në Siri. Ai u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje.

Presidenti Tayyip Erdogan ka thënë se lëvizja e Gylenit qëndron pas vrasjes, një akuzë që kleriku e ka mohuar. Zoti Erdogan fajëson gjithashtu rrjetin e klerikut si organizatorë të një puçi ushtarak në korrik të 2016-s. Zoti Gulen, i cili jeton në mërgim të vetëshpallur në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999, e kanë dënuar grushtin e shtetit dhe kanë mohuar çdo përfshirje. Autoritetet akuzuan Fethullah Gulen-in dhe 27 personat e tjerë për përpjekje me qëllim “përmbysjen e rendit kushtetues, duke qenë anëtarë të një organizate terroriste, si dhe për vrasje me paramendim”, njoftoi agjencia Anadolu.

Prokurorët thanë se nëpërmjet vrasjes, organizata e Gylenit po përpiqej të prishte marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Por ndërsa ndodhi vrasja e ambasadorit rus, lidhjet mes të dy vende ishin të tensionuara për shkak se Turqia kishte rrëzuar një aeroplan lufte rus mbi Siri një vit më parë. Pas vrasjes, lidhjet mes Ankarasë dhe Moskës janë përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI KËMBËT NGA ATENTATI/ Kush është AGRON ALUSHAJ, biznesmeni që i shpërtheu makina në ecje
Previous article MERR FUND DILEMA/ GABIMI i portalit të statistikave, zbulon fituesin e “Topit të Artë” (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT