• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET BE-TURQI/ Erdogan: Kërkimet për naftë do të vazhdojnë
Home
Nderkombetare

TENSIONET BE-TURQI/ Erdogan: Kërkimet për naftë do të vazhdojnë

3 July, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Turqia do të vazhdojë kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Komentet e tij mund të ringjallin tensionet me Bashkimin Evropian dhe Greqinë. Ka kohë që Turqia është në mosmarrëveshje me dy vendet anëtare të BE-së, Greqinë dhe Qipron, për të drejtën e kërkimeve të gazit në Mesdhe.

Vitin e kaluar tensionet u përshkallëzuan aq shumë, saqë Athina dhe Ankaraja dërguan luftanije në rajon. Por, pas presionit të BE-së, të dyja vendet u përfshinë në bisedime dhe raportet shkuan duke u qetësuar.

Duke folur në provincën veriperëndimore të Sakarya, Erdogan tha se Turqia posedon të dhënat për “gaz natyror” në Mesdheun lindor dhe u zotua se do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e vendit të tij për rajonin.

“Do të kryejmë operacionet tona të kërkimit të naftës në Mesdheun lindor, Qipro dhe të gjitha ato dete”, tha ai, pa ofruar detaje për një afat kohor.

Vitin e kaluar, udhëheqësit e BE-së e patën kërcënuar Turqinë me sanksione nëse nuk e tërheq një anije kërkimi nga Mesdheu. Ankaraja e tërhoqi më pas anijen, duke u angazhuar në përmirësimin e raporteve me BE-në.

Por, edhe Bashkimi Evropian është i kujdesshëm në raport me Turqinë pasi presidenti turk disa herë e ka kërcënuar bllokun se mund të hap kufijtë për miliona migrantë nga Lindja e Mesme që ndodhen në Turqi.

Komentet e Erdoganit për kërkimet e gazit u bënë një javë pasi BE-ja premtoi 3.5 miliardë euro në mënyrë që Turqia të vazhdojë të strehojë refugjatët sirianë deri më 2024.

Ankaraja e ka hedhur poshtë ofertën, dhe i bëri thirrje bllokut të tregojë gatishmëri konkrete për të rritur bashkëpunimin./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS RESHJEVE.../ Sinoptikania: Ja kur kthehet i nxehti afrikan në vend
Previous article RRËFIMI I RRALLË/ Dritëro Agolli: Si u çudit shkrimtari italian kur pa specat e mbushur me raki në vend të gotave

F.autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT