• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENSIONE TE “PLUMBI I ARTË”/ Avokatët përplasen me prokurorin dhe braktisin seancën, GJKKO vendos të mos jepen të gjitha dëshmitë e të penduarve
Home
Aktualitet
Kronikë

TENSIONE TE “PLUMBI I ARTË”/ Avokatët përplasen me prokurorin dhe braktisin seancën, GJKKO vendos të mos jepen të gjitha dëshmitë e të penduarve

10 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK, që të vendoste në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe të Erion Alibejt vetëm për faktet që janë objekt gjykimi tek dosja “Plumbi i artë”.

Ndërsa rrëzoi kërkesën e avokatëve që të viheshin në dispozicion dëshmitë e plota edhe për ngjarje të tjera. Ky vendim i gjykatës ngjalli reagimin e tre avokatëve Gentian Rumano, që mbron Henrik Hoxhë, Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi, që mbrojnë Altin Ndocin, të cilët kërkuan përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit derisa një gjyqtar tjetër të marrë vendimin për kërkesën e tyre.

Me këtë kërkesë nuk u bashkuan të gjithë avokatët, ku një pjesë e tyre kërkuan vijimin e gjykimi, për shkak se në disa seanca me radhë, procesi ka mbetur në vendnumëro. Prokurorja Doloreza Musabelliu i kërkoi trupës gjykuese të vijonte seanca pavarësisht kërkesës për dorëheqje. Seanca pati debate mes prokurorit Behar Dibra e avokatit Gentian Rumano, dhe ky i fundit la sallën e gjyqit në mënyrë demonstrative, duke bërë që seanca të shtyhej.Në këto kushte, GJKKO shtyu seancën për datën 15 korrik në orën 10:00 dhe pezulloi afatet e paraburgimit për personat e akuzuar. Këtë të enjte pritej të niste dëshmia e bashkëpunëtorit të tretë të drejtësisë në këtë proces, Skerdi Tase.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHEU KOPËSHTIN E SHTËPISË NË OAZ KANABISI/ Pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit...
Previous article MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT