Kishte kthyer kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, arrestohet me tre akuza 61-vjeçari i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar në kopshtin përpara një banese private, në lagjen “9 Tetori”, Delvinë, 17 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie”, njoftoi policia vendore.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “kultivimi i bimëve narkotike”, “ndërtimi i paligjshëm” dhe “shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.


