Është ndërprerë për 10 minuat seanca parlamentare e ditës së sotme. Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bllokuar foltotren.
Basha është shprehur më herët: “Në seancë mungojnë Rama dhe Xhafaj, kërkesa e kreut të grupit të PD-së është e qartë dhe e kuptueshme për ju, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu, llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyc është një detyrim moral dhe politik. Nëse kanë vendosur të mos vijnë më të largohen sot e të clirojnë vendin nga aleanca e krimit me pushtetit që është pengesa numër 1 për integrimin e vendit”- tha Basha.


