• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONE NË HORMUZ/ Irani ndalon anijen që po udhëtonte nga Emiratet drejt Singaporit
Home
Nderkombetare

TENSIONE NË HORMUZ/ Irani ndalon anijen që po udhëtonte nga Emiratet drejt Singaporit

15 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Irani ka konfirmuar se Garda Revolucionare Islamike (IRGC) ka sekuestruar një tanker të premten në mëngjes, 14 nëntor, në ngushticën e Hormuzit.

Tankeri “Talara” (anije e madhe) ishte duke udhëtuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Singaporit. IRGC tha se anija ishte “në shkelje të ligjit duke transportuar ngarkesë të paautorizuar”, por nuk dha detaje të tjera. Siç shkruajnë mediat e huaja, anija po transportonte naftë me përmbajtje të lartë squfuri.

Irani ka sekuestruar edhe më parë anije të mëdha në Gjirin Persik, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës dhe gazit në botë. Sipas tij, këto veprime lidhen me shkelje detare, kontrabandë apo çështje ligjore.

Kompania e sigurisë detare Ambrey njoftoi se “Talara” ishte nisur nga Ajmani në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po kalonte ngushticën e Hormuzit kur iu afruan tre varka të vogla, pas së cilës tankeri ndryshoi papritur drejtim.

Flota e 5-të e Marinës së SHBA-ve, përmes një reagimi zyrtar, tha se po e monitoron nga afër situatën duke theksuar se anijet tregtare kanë të drejtë të lëvizin pothuajse pa pengesa në det të hapur.

Kompania që menaxhon anijen njoftoi se kishte humbur kontaktet me ekuipazhin që dje në mëngjes, kur tankeri ndodhej 37 km larg portit Khorfakkan të Sharjahut.

Irani ka kërcënuar për vite me radhë se mund të mbyllë ngushticën e Hormuzit, ku kalon rreth 20% e naftës së tregtuar globalisht, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve dhe presionit nga Perëndimi. Tensionet u rritën gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin në qershor, kur SHBA-të dhe Izraeli bombarduan objektet bërthamore iraniane, ndërsa Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDJESË DHE DUARTROKITJE/ Armando Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Previous article NDESHJA SHQIPËRI-ANGLI/ Policia e Shtetit plan masash, ja akset rrugore ku kufizohet qarkullimi i mjeteve

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT