• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSION PREJ…/ Koalicini qeverisës në Itali gjen “gjuhën” e bashkëpunimit
Home
Nderkombetare

TENSION PREJ…/ Koalicini qeverisës në Itali gjen “gjuhën” e bashkëpunimit

7 June, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Matteo Salvini, Luigi Di Maio takohen për të ardhmen e koalicionit

“Përparësi ekonomisë, uljes së taksave, rritjes ekonomike”

Debate për shmangien e penalitetit 4 mld dollarë për borxhin

Dy zëvendëskryeministrat e Aleancës Qeverisëse në Itali, Mateo Salvini dhe Luixhi Di Maio, kanë konfirmuar se do të bëjnë të pamundurën për të mos cënuar koalicionin e tyre. Në takimin e parë përballë njëri-tjetrit pas më shumë se dy muajsh, aleatët thanë se objektivi i tyre do të jetë përmbushja e zotimeve ekonomike.

Pas disa muajve polemikash dhe kundërakuzash të nisura me fushatën elektorale për zgjedhjet europiane, dy krerët e koalicionit qeverisës në Itali janë zotuar të mos rrezikojnë stabilitetin e vendit.

Në përfundim të takimit kokë-më-kokë, zëvendëskryeministrat Mateo Salvini dhe Luixhi di Maio dhanë fjalën të enjten se do të bëjnë ç’është e mundur që qeveria të vazhdojë si më parë.

Dy aleatët thanë se tanimë përparësi do i jepet ekonomisë.

Salvini-Maio tha  se:“Objektivat që duhet të realizojmë janë ulja e taksave përmes masave të jashtëzakonshme, ulja e papunësisë, rroga minimale si edhe rritja ekonomike. Gjithashtu do të nisim një dialog konstruktiv me Europën, që i vë italianët në qendër të vëmendjes, pas shumë vite qeverisjeje pasive.”

Dy kryetarët e partive “Lidhja” dhe “Lëvizja 5 Yjet” treguan se nuk u diskutua për riformatimin e kabinetit.

Kryeministri i vendit, Xhuzepe Konte, i cili pak ditë më parë kërcënoi me largimin nga posti, e vlerësoi shkëmbimin pozitiv mes palëve.

Përpos debateve politike, në Itali prej së mërkurës po analizohen veprimet që duhen ndërmarrë për të evituar masën disiplinore prej 4 miliardë dollarë të Komisionit Europian.

Organi ekzekutiv i BE-së ka vlerësuar se vendi mesdhetar ka shkelur normat e defiçitit  dhe të borxhit publik që tashmë ka arritur mbi 130 për qind.

Vendimi për penalizimin e Italisë pritet të merret nga shtetet anëtare brenda muajit të ardhshëm.

/Ora News.tv/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ZGJEDHJEVE/ Nisin diskutimet për pozicionet kyç në BE
Previous article MOTI SOT DHE NË FUNDJAVË/ Sinoptikanët bëjnë paralajmërimin e “frikshëm”: Temperaturat do shkojnë… (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT