• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENDERI TE MSH/ Kalon për gjykim dosja në ngarkim të ish-sekretares dhe të tjerëve. Joana Duro kërkon rikualifikim të veprës penale, por…
Home
Aktualitet
Kronikë

TENDERI TE MSH/ Kalon për gjykim dosja në ngarkim të ish-sekretares dhe të tjerëve. Joana Duro kërkon rikualifikim të veprës penale, por…

13 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kalon për gjykim dosja në ngarkim të ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, specialistes Laura Shteto, biznesmenit Vladimir Topi dhe inxhinjerit Silvi Shehu.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata u ka pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar të 4 të dyshuarve.

“Në seancë, Joana Duro, përveç faktit se nuk ka pranuar akuzën, ka kërkuar rikualifikim të veprës penale, nga korrupsion të funksionarëve të lartë shtetëror në korrupsion të funksionarëve publik, duke sjellë si situatë krahasuese Alqi Bllakon që akuzohet për inceneratorët. Gjykata e rrëzoi kërkesën e Duros, duke arsyetuar se për rikualifikimin e veprës penale nuk mund të sillet si referencë rasti i Alqi Bllakos pasi nuk ka një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë lidhur me këtë çështje”.

Ndaj të pandehurës Duro rëndon akuza e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi të pandehurën Laura Shteto, ndërsa biznesmeni Vladimir Topi dhe inxhinieri i kompanisë së tij, Silvi Shehu akuzohen nga SPAK për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Joana Duro, me detyrë sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës.

SPAK thotë se Vladimir Topi administrator i kompanisë “Dricons” sh.p.k, me qëllim fitimin në mënyrë të padrejtë të tenderit, i ka dhënë inxhinierit të kompanisë së tij shumën prej 330 mijë lekësh. Këto para Shehu ia ka dorëzuar të pandehurës Laura Shteto, e cila ia ka dorëzuar Sekretares se Përgjithshme të Ministrisë. Në momentin që është bërë dorëzimi i parave, agjentët e Byrosë kombëtarë të Hetimit kanë ndërhyrë duke bërë arrestimin e Joana Duros dhe personave të tjerë. Për këtë dosje penale pritet të vendosë gjyqtari paraprak, ndërsa SPAK thotë se ka hapur një çështje të re dhe po vijon hetimet për fakte penale të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OFENSIVA E KIEVIT NË KRIME/ Ukraina lëshon raketat britanike të lundrimit, shënjestër selia e flotës ruse në Detin e Zi. Dëmtohen…
Previous article MIRATUAN ULJEN E DËNIMIT PËR SHPËRDORIMIN E DETYRËS/ Komisioni Evropian kritikon Maqedoninë e Veriut

s.autor

Postime të ngjashme

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027 Aktualitet

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër Aktualitet

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte Aktualitet

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT