• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENDERI I RRUGËS FIER-VLORË/ PD: Fituese kompania e katërt me ofertën 2 mln euro më të shtrenjtë
Home
Politikë

TENDERI I RRUGËS FIER-VLORË/ PD: Fituese kompania e katërt me ofertën 2 mln euro më të shtrenjtë

13 July, 2022 s.autor Politikë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka denoncuar procedurën për shpalljen e fituesit të tenderit për rrugën Fier Vlorë.

Bozdo deklaroi se Evis Berberi ka shpallur fituese kompaninë e katërt në garë me ofertën dy milion euro më të shtrenjtë se tre kompanitë e tjera.

Ai i bëri thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë se janë organ i pavarur duke hetuar këtë aferë.

“Për riparimin e rrugës Fier Vlorë ARRSH nuk kursehet. Si t’i kishte para të trashëguara nga babai, Evis Berberi ia ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës jo ofertës më të mirë por të katërtën. 2 mln euro më shumë që nuk vijnë nga xhepi i tij, as i Ramës por i qytetarëve shqiptarë. PD denoncon një akt të tillë.

Tre pyetje që do bënte çdo qytetar: Pse kalohet te e katërta ofertë që kushton dy milion euro më shumë. Alarmi bëhet edhe më i fortë po të kujtosh borxhin publik të vendit. PD i bën thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë një organ i pavarur dhe pushtet i pavarur jo një degë e thyer e qeverisë”, deklaroi ai.

Deklarata e plote e Enno Bozdos

Për riprarimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë, ARRSH nuk kursehet.

Sikur t’i kishte para të lëna trashëgim nga babai, Evis Berberi ia ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës, jo ofertës më të mirë prej 4. 5 milion euro, por të katërtës prej 6.5 milion.

Dy milionë më shumë, në euro që nuk vijnë nga xhepi i tij, as i Ramës, por i taksapaguesve shqiptarë.

Me dyshimin e fortë se nëse nuk dalin, një pjesë e tyre futen në xhepa zyrtarësh të korruptuar.

Autoriteti i Rrugëve mund të hynte në librin “Guinness” me vendimet anti-ligjore, të papërgjegjshme dhe të kushtueshme.

Partia Demokratike denoncon një akt të tillë, i cili nuk është i paprecedent për këtë qeveri, por nuk ka precedent në vende normale, ku qeverisja është transparente dhe llogaridhënëse.

Tre pyetje që do bënte çdo qytetar, dhe ne i përsërisim në emër të tyre, janë:

• Pse kalohet te e katërta në listën e ofertave dhe shmangen tri të parat?

• Pse zgjidhet një ofertë që kushton 2 milion euro më shumë se konkurueset?

• Pse nuk ka transparencë të vendimmarrjes?

Partia Demokratike kërkon vëmendje qytetare dhe të organeve të drejtësisë, për shpenzime të tilla abuzive, dhe rrjedhimisht, korruptive.

Alarmi bëhet edhe më i fortë, po të kujtosh borxhin publik të vendit, që po kap 100% – shin.
Partia Demokratike falenderon median që investigon dhe publikon akte korruptive të tilla, dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë se janë në krye të punëve, dhe pushtet i pavarur, jo një degë e thyer e qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RADARË E DRONË NGA VLORA NË SARANDË/ Policia “bën namin” në 1 javë, rreth 2 mijë gjoba dhe 3 shoferë të arrestuar (VIDEO)
Previous article KOKAINA E KAPUR NË KONTINIERIN ME BANANE/ GJKKO shtyn hetimet për vëllezërit e “Alba Exotic Fruit”

s.autor

Postime të ngjashme

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes Politikë

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT