• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tenderi i çuditshëm i SHISH, blen lule “gojë ujku” dhe “gjizë”
Home
Sociale

Tenderi i çuditshëm i SHISH, blen lule “gojë ujku” dhe “gjizë”

20 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shërbimi Informativ Shtetëror u vu në qendër të opinionit pas dorëheqjes së drejtorit Visho Ajazi Lika. Në vend të tij u komandua zëvendësi, Helidon Bendo. Ky i fundit është propozuar nga kryeministri për drejtues të ri, ndërsa ende nuk është dekretuar nga presidenti Ilir Meta. Megjithatë, gjatë kësaj kohe Bendo ka vijuar të ketë rolin e titullarit, madje duke bërë edhe tendera.

 

Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tenderi të SHISH. Normalisht, ky shërbim blen pajisje përgjimi, telekomunikacioni, por, drejtuesi i ri ka menduar ta fillojë ndryshe detyrën e re. Blerjen e parë, Bendo e ka për lule, por që nuk janë të zakonshme.

 

Në dokumente përcaktohet se SHISH do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit prej 34 450 lekë, pa TVSH, me objekt “blerje lule stinore”. SHISH kërkon 400 lule “vjollca”, 150 lule “Misiri”, 90 lule “gojë ujku” dhe 49 lule “gjize”. Nga emri i luleve, duken të tmerrshme, por në fakt janë tepër të veçanta.

Sipas Shërbimit, lule “vjollca” duhet të jetë e shkurtër, të vendosura në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura. Lule

“Misiri” duhet të jenë të shkurtëra në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura.

Ndërkohë, lule “gojë ujku” duhet të jenë të shkurtra në vazo plastike një përdorimshe me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura. Lulet e “gjizës” duhet të jenë të shkurtëra në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, dhe të çelura.

Mësohet se lulet do të blihen 5 ditë nga bërja e tenderit, ndërsa dokumenti mban emrin e Helidon Bendos. Mesa duket, godina e SHISH që më tepër simbolizon misterin dhe frikën, tashmë ka vendosur të “zbutet” me disa lule të ralla.

Burimi: http://www.tpz.al/2017/11/20/tenderi-i-cuditshem-i-shish-blen-lule-goje-ujku-dhe-gjize/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEZHE/ Aksident me pasojë vdekje në aksin Fushë Krujë-Milot
Previous article Reagon Dako: Keqardhje për Lulin dhe këtë opozitë pulash

Redaktor2

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT