• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENDERA GJATË FUSHATËS ELEKTORALE/ Berisha akuza kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako
Home
Politikë

TENDERA GJATË FUSHATËS ELEKTORALE/ Berisha akuza kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako

7 August, 2025 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një daljeje për mediat ka akuzuar qeverinë dhe drejtues lokalë për shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor, përmes promovimeve dhe inaugurimeve të projekteve publike gjatë periudhës së ndaluar nga ligji elektoral.

Berisha u ndal veçanërisht në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Beratit, duke përmendur me emra kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, dhe ish-kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo.

Akuza ndaj Sako: “Vangjush Dako me pantallona”

Berisha akuzoi Sakon të cilën e cilësoi “Vangjush Dako me pantallona” se ka kryer shkelje të kodit elektoral, duke zhvilluar aktivitete publike dhe ceremoni zyrtare gjatë fushatës elektorale të 11 majit.

Sipas tij, në muajin janar 2025 janë mbajtur disa aktivitete promovuese nga Bashkia Durrës:

17 Janar 2025: Prezantimi i infrastrukturës së re për varrezat në Durrës

20 Janar 2025: Shpallja për përfundimin e punimeve në rrugën “Bletaj”, Rrashbul

27 Janar 2025: Promovimi i shëtitores së plazhit në Durrës – një çështje që, sipas tij, është promovuar për herë të 15-të

“Vazhdon kjo pa ndalur, është e shfrenuar në shkelje të ligjit,” u shpreh Berisha, duke krahasuar Sakon me ish-kryebashkiakun socialist Vangjush Dako.

Në vijim të denoncimeve, Berisha u ndal edhe në rastet e Beratit, ku pretendon se Ervin Demo ka përdorur projekte publike për qëllime elektorale.

“21 Janar 2025: Promovimi i ecurisë së ndërtimit të urës në Bilçë

22 Janar 2025: Ndërtimi i urës në Lapardha me ndihmën e ushtrisë

29 Janar 2025: Pastrimi i kanaleve kulluese në Velebish

30 Janar 2025: Prezantimi i infrastrukturës turistike Vodicë–Qafë Dardhë”, renditi Berisha disa prej inaugurimeve.

Sipas liderit të opozitës, këto aktivitete përbëjnë një politizim të administratës dhe përfshirje të ushtrisë në procese zgjedhore, çka bie ndesh me ligjin.

“Ky, Ervin Demo, meriton heqjen e menjëhershme të mandatit kallp që ka marrë duke mashtruar qytetarët,” tha Berisha.

Në fund, Berisha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij për përfshirje në promovime publike gjatë një periudhe kur aktivitetet e tilla ndalohen nga Kodi Zgjedhor, duke i cilësuar si pjesë e një “farse elektorale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHKELJE E SOVRANITETIT"/ SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet iraniane për vrasje e rrëmbim
Previous article U DËNUA ME BURG DHE U SHKARKUA/ Rusia reagon pas vendimit për Millorad Dodik: Rrezikohet ekzistenca e Bosnjës

s.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT