Në saj të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’, policia e FNSH janë duke zhvilluar kontrolle në Vlorë, Selenicë e në disa fshatra të Lumit të Vlorës për të kapur personat e shpallur në kërkim.
Kontrollet janë duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme nga efektivët, të cilët janë në kërkim e 21 personave të tjerë të shpallur në kërkim në saj të këtij operacioni.
‘Tempulli’ çoi prapa hekurave plot 233 persona e ndërsa goditi 23 grupe kriminale të cilët shisnin drogë në disa qytete të vendit, e kryesisht pranë shkollave.Nga 90 urdhërarreste të firmosura, në Vlorë u ekzekutuan 69 e ndërsa pritet të arrestohen edhe 21 të tjerë në këtë qark.
Megaoperacioni u ndërmor në disa qytete kryesore më 14 shtator 2023, duke çuar në pranga 233 persona që merreshin me shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo godinave banimi. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan