• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TEMPULLI”/ Drejtori i policisë ilir Proda: Mes të arrestuarve në Tiranë ka dhe nga Elbasani! Kemi goditur dhe koka të grupit
Home
Aktualitet
Kronikë

“TEMPULLI”/ Drejtori i policisë ilir Proda: Mes të arrestuarve në Tiranë ka dhe nga Elbasani! Kemi goditur dhe koka të grupit

20 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

I ftuar në emisionin “Përballje” në Report TV  drejtori i policisë së Elbasanit garantoi se megaoperacioni Tempulli do të vijojë.

“Policia është e përkushtuar dhe operacioni do të vazhdojë. Të garantoj se do të ketë arrestuar të tjerë. Ka goxha të evidentuar. Tempulli është një operacion që do të vijojë.  Ky opeacion do të vijojë dhe e deklaroj me përgjegjësi” tha Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

Drejtori i Policisë së Elbasanit i ftuar në studion e emisionit “Përballje”në Report Tv zbulon detaje të reja lidhur me megaoperacionin e koduar “Tempulli”. Mësohet se disa prej të arrestuarve në Tiranë janë nga Elbasani.

“Janë të evidentuara lidhje mes shpërndarësve të drogës në qytete. Disa të arrestuar në Tiranë janë me origjinë nga Elbasani apo kanë banuar më parë në këtë qytet apo janë banorë të këtij qyteti. Nuk mund të them më shumë për hir të sekretit hetimor” zbuloi Proda.

Zbulon gjithashtu se janë goditur edhe krerë të këtyre grupeve.

“Me garanci ju them që ato grupe që janë goditur është shkuar edhe deri tek organizatorët e kësaj veprimtarie. Matematikisht është e pamundur që një numër kaq i madh të arrestuarish të mos ketë forma të veçanta të organizimit mes tyre. Nuk  po themi që janë pjesëtarë të një grupi dhe i drejton një kokë por mes tyre ka grupe të vogla që drejtohen nga organizatorë të këtij aktiviteti kriminal. Po flasim për shpërndarjen e drogës, pa hyrë tek pjesa e trafikimit që është temë tjetër” nënvizoi Proda për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv.

 

Lufta kundër shpërndarësve të drogave nëpër shkolla dhe blloqe banimi dhe lokale është një strategji e shpallur e policisë së shtetit që prej fillimit të këtij viti tha drejtori i policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

“Kjo është strategji e shpallur e policisë së shtetit për të goditur këtë aktivitet kriminal. Ne na kanë ardhur plani që në fillim të vitit për tu fokusuar në luftën kundër shpërndarësve të drogës” tregoi Proda .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REKRUTIMI I SHQIPTARËVE NË SIRI/ Mbyllen hetimet për të akuzuarit për nxitje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste
Previous article E RËNDË/ Po punonte tokën, plagoset nga plasja e një fisheku 33-vjeçari në Sarandë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT