• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TEMPERATURAT E LARTA/ Fluks virozësh në Berat, plot raste të fëmijëve me COVID-19, 4 të mitur transportohen…
Home
Politikë

TEMPERATURAT E LARTA/ Fluks virozësh në Berat, plot raste të fëmijëve me COVID-19, 4 të mitur transportohen…

29 July, 2024 s.autor Politikë

Temperaturat e larta që përfshinë gjithë muajin korrik e që sipas sinoptikanëve do të vijojnë edhe gjatë dy javëve të para të gushtit, kanë shtuar së tepërmi virozat tek fëmijët. Temperaturat janë reflektuar tek ata me problematika nga më të shumtat, nga dehidratimi e deri tek problemet respiratore.

Rastet e fëmijëve të prekur nga virozat kanë qenë në rritje nga dita në ditë, ndërkohë që të prekur kanë qenë fëmijë të të gjitha moshave. Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku Vladimir Kumaraku ka pohuar se temperaturat e larta kanë sjellë efektet e tyre negative në shëndetin e fëmijëve. Sipas tij, situata virale ka qenë e ngarkuar, ku karakteristike e rasteve të paraqitura kanë qenë temperaturat e larta dhe çrregullimet gastrointestinale. Mjeku Vladimir Kumaraku pohon se numri i vizitave ka arritur në 60-80 vizita çdo ditë dhe se rastet e paraqitura kanë pasur shenja të dehidratimit dhe intoksikimit.“Të sëmurët janë trajtuar me lëngje dhe kripërat si ringer dhe kloriur natriumi, pasi temperaturat e larta kanë sjellë më së shumti humbje të lëngjeve të trupit dhe pafuqi tek fëmijët. Moshat më të prekura janë moshat e fëmijëve nga parashkollorët e deri tek klasat e pesta”, -ka thënë Kumaraku. Ai ka konfirmuar se ka pasur edhe raste të njëpasnjëshme me Covid-19, disa prej tyre të shoqëruara edhe me komplikacione.

“Nga lëvizjet e shumta turistike që ka qyteti, kemi pasur raste me Covid 19. Edhe pse është një variant i Covidit të mëparshëm, nuk ka atë agresivitet si vite më parë. Rastet me Covid 19 kanë pasur temperatura të larta dhe probleme me frymëmarrjen. Nga 19 që ka qenë numri i fëmijëve me Covid, 15 prej tyre ne i kemi trajtuar në Pediatrinë e Beratit derisa gjendja e tyre është përmirësuar, ndërsa 4 raste me “detres respirator” janë dërguar në Tiranë, për mjekim më të specializuar”, -ka thënë Kumaraku.

Edhe pse kujdesi prindëror ka qenë dukshëm në rritje vitet e fundit, pediatri Vladimir Kumaraku ka thënë se duhet të shmanget me çdo kusht ekspozimi i fëmijëve në temperaturat e larta, sidomos nga ora 12:00-16:00, kur janë edhe orët e pikut, pasi efektet e këtyre temperaturave mbi organizmin e fëmijëve janë të shumëllojshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash
Previous article RDOGAN SINJALIZON PUSHTIMIN E IZRAELIT/ Turqia: Krimineli Netanyahu do të përfundojë si Hitleri

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT