• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEMPERATURA REKORD/ Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do të prekë Shqipërinë ditët e ardhshme
Home
Sociale

TEMPERATURA REKORD/ Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do të prekë Shqipërinë ditët e ardhshme

21 July, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025. Temperaturat maksimale do të kalojnë +8 deri në +10°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Zonat më të nxehta do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose madje të tejkalojë 42-44°C, nivele që tejkalojnë rekordet e viteve të mëparshme.
Fenomeni vjen si pasojë e masave të forta të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut lindor, ndërsa masat e ajrit të ftohtë lëvizin drejt Evropës perëndimore.

Në këtë pesëvjeçar të fundit, në krahasim me periudhën 30-vjeçare 1960-1990, temperaturat kanë qenë më të larta me 1-2 gradë, duke treguar një rritje të temperaturave mesatare. Vërehet gjithashtu një rritje e ekstremeve absolute, si të temperaturave maksimale ashtu edhe të temperave minimale. Nëse i referohemi periudhës së verës së pesëvjeçarit që lamë pas, jemi 3-5 gradë më lart në temperaturë krahasuar me periudhën 30-vjeçare.

Anomalitë më të theksuara në vitet e fundit i kanë shënuar vlerat e temperaturave maksimale të ajrit. Në figurën Nr. 2, janë paraqitur devijimeve që kanë shënuar vlerat mesatare të temperaturave maksimale të ajrit përgjatë 8 viteve të fundit, ku qartë dallohen viti 2024 me një anomali prej +5.8°C.

Frekuenca e goditjeve nga valët e të nxehtit ka ndryshuar ndjeshëm. Nëse i referohemi periudhës para 20 vitesh, ne përballeshim vetëm një valë të nxehti gjatë muajit korrik. Valë e të nxehtit konsiderohet kur temperaturat shumë të larta – mbi 35 gradë ditën dhe 20 gradë natën – godasin vendin për një periudhë më të gjatë se 3 deri në 5 ditë të njëpasnjëshme. Kohët e fundit vërehet se kjo frekuencë ka ndryshuar dramatikisht. Ndërsa më parë goditeshim vetëm nga një valë e të nxehtit për të gjithë sezonin veror, aktualisht po përballemi tashmë me valën e tretë të të nxehtit për verën meteorologjike 2025.Thotë Ing. Anira GJONI eksperte në Departamentin e Meteorologjisë – IGEO

Ndikimet priten të jenë të rëndësishme:

Rritja e rrezikut për shëndetin e njeriut, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore.

Presion mbi rrjetet e energjisë për shkak të kërkesës së shtuar për ftohje.
Ndikime në bujqësi dhe mjedis natyror, me rrezik të shtuar të zjarreve.
Pemët punojnë në heshtje për planetin
Por sa ndryshim bëjnë pemët? Studimet tregojnë se temperatura në zonat urbane mund të ndryshojë nga 8-11° midis lagjeve më të nxehta dhe më të ftohta dhe shumica e këtij ndryshimi është për shkak të ndryshimeve në mbulesën e pemëve dhe hapësirën e gjelbër. Ndërsa valët e të nxehtit bëhen më të shpeshta dhe intensive, një rritje prej 8° mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes. Sëmundjet e lidhura me nxehtësinë si goditja e nxehtësisë dhe dehidrimi paraqesin një kërcënim serioz për popullatat e cenueshme si të moshuarit dhe fëmijët.

Natyra mund të jetë aleati ynë për t’i ndihmuar njerëzit të përshtaten me një klimë gjithnjë e më jomikpritëse. Ne duhet të rimendojmë se si i zhvillojmë qytetet tona dhe mjedisin e ku kemi ndërtuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbjelljen e më shumë pemëve, por me integrimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë në planifikimin tonë urban.

Ky proces përfshin disa hapa të dukshëm, si krijimi i më shumë parqeve dhe kopshteve të komunitetit, por gjithashtu përfshin metoda novatore si çatitë dhe muret e gjelbërta. Këto struktura, të cilat janë pjesërisht ose plotësisht të mbuluara me bimësi, ofrojnë disa përfitime: ndihmojnë në filtrimin e ndotësve, përmirësojnë izolimin e ndërtesave, ulin kostot e energjisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, dy të plagosur
Previous article ZJARRI NË DUKAT/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT