Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të tjera arrestime për dosjen “Babalja”.
Kreu i qeverisë deklaroi se tashmë janë arrestuar aktorët, por jo regjisorët dhe skenaristët e kësaj çështje. “Janë arrestuar aktorët, por jo regjisorët, jo skenaristët. Producenti jo e jo. Kjo është një çështje që do ta zbardhi Prokuroria”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
Albert Veliu ndodhet në Kosovë me azil politik, kurse policia ka arrestuar Alfred Alizotin, si personin që pretendonte se bënte zërin e Agron Xhafajt.


